Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat, pas drekës me Vjosa Osmanin. Berisha u pyet nga gazetarët se çfarë mendonte për mos prezencën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend gjatë ditës së djeshme, kur ishte prezente presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Berisha tha menjëherë se Rama e ka nderuar Vjosën me mungesën e tij, duke treguar në këtë mënyrë se çfarë personi është. “E nderoi me mungesën e tij. Ai nxinte, e nderoi me mungesën e tij, ai tregoi se çfarë është”, u shpreh Berisha.
“Pata një drekë me presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani. Shfrytëzova rastin të diskutojmë gjerësisht problemet përballe dy vendeve sot, e falenderova për çështjet e mëdha që ngriti në parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e zigrafit të genocidit serb përben një akt flagrant.
Presidentja foli në parlament dhe në emër të mbarë shqiptarëve, foli jo vetëm te shqiptarët që sot janë gjallë por të gjeneratave të tëra që janë shuar dhe qe janë masakruar barbarisht nga racistët serb nga 860-1999. Trau është akt armiqësor ndaj Kosovës dhe Veriut”, u shpreh ndër të tjera Berisha.