E diel, 29 Nëntor, 2020
3 C
Tirana

E ardhmja e Rusisë si një superfuqi botërore

Më të lexuarat

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

U ekzekutua me 8 plumba në Belgjikë, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë

Mbrëmjen e djeshme, Brukseli u tmerrua nga të shtëna armësh, nga të cilat mbeti i vdekur një 38-vjeçar shqiptar. Ditën e sotme, është zbardhur identiteti...

Tronditet Bulqiza/22-vjeçari u qëllua nga shoku i tij, ja çfarë ka ndodhur

Policia e Bulqizës duket se është drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën një i ri. 22-vjeçari...

A do të na mbrojë vaksina e Covid-19?

Pretendentët kryesorë në garën e vaksinave COVID-19 kanë patur nivele të ndryshme suksesi pas provave klinike, por çfarë do të thotë kjo për luftën...

”Për dy javë zhduket Covid nga planeti”/ Mjeku popullor tregon terapinë

Mjeku popullor, Ruzhdi Metali është shprehur se virusi Covid-19, mund të zhduket për dy javë nga planeti. Në ''Zonë e Lirë'', ai tha se fillimisht...

Studimi: Ja 2 tiparet, që mund t’i bëjnë njerëzit super-përhapës të Covid-19

Provat të shumta tregojnë se super-përhapësit janë faktorët kryesorë të pandemisë Covid-19. Një numër studimesh, kanë treguar se shumica e njerëzve të prekur nga...

28 Nëntori/ Presidenti rus, Vladimir Putin uron shqiptarët

Me rastin e 108-vjetorit të pavarësisë, Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në...

Covid-19 në vend/ Bien infektimet, numri i viktimave mbetet i lartë

Kurba e Covid-19, ka pësuar një rënie të lehtë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 545 persona rezultuan...

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i nxjerr bojën emisionit, nxjerr prapaskenat

Një ish-konkurrent i “Për’puthen” ka publikuar fotot e dyshimta të lojtarit të këtij edicioni, Atdheut, para se të bëhej pjesë e emisionit. Siç duket...

I shtruar prej 1 jave në Infektiv, mjeku humb betejën me Covid-19 (Emri)

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun okulist Ferdinand Shkrepa, i cili ndërroi jetë në moshën...

Nga Lyuba Lulko “Pravda Report”

Në një intervistë për “The Economist”, presidenti francez Emanuel Makron përmendi tre skenarë për zhvillimin e Rusisë në të ardhmen e afërt. Sipas skenarit të parë, Rusia mund të rifitojë në mënyrë të pavarur statusin e një superfuqie.

Makron beson se kjo do të jetë diçka shumë e vështirë për t’u arritur, pasi Moskës i mungon si fuqia ekonomike, por edhe forca demografike. Rusia nuk ka gjasa që të përmirësojë situatën demografike dhe ekonomike me ndihmën e emigrantëve, mendon presidenti francez.

Në Rusi jetojnë shumë myslimanë, dhe ajo është e rrethuar nga vende muslimane. Kjo krijon probleme me të cilat Rusia duhet të përballet, tha më tej Makron. Duke pasur parasysh territorin e stërmadh të Rusisë, ajo mund të përfitojë shumë nga politika e emigracionit.

Sidoqoftë, presidenti francez theksoi se Rusia është në thelb një projekt ortodoks konservator, ndaj një plan i tillë nuk do të funksionojë. Koncepti i superfuqisë, ka të bëjë me synimet e një shteti për të pasur një dominim botëror, dhe që ka burimet e nevojshme për këtë.

Ai duhet të ketë të paktën një popullsi prej 250 milionë banorësh, për të pasur një rritje ekonomike të bazuar në rritjen e kërkesës së brendshme. Termi ‘superfuqi’ u krijua në vitin 1944 në Perëndim, kur si pasojë e Luftës së Dytë Botërore, lista e superfuqive të njohura përfshinte Bashkimin Sovjetik, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Kjo e fundit, i humbi kolonitë e saj, dhe doli nga kjo listë. Bashkimi Sovjetik, e humbi statusin e superfuqisë pas Perestrojkës së Mikail Gorbaçovit. Andrei Manoilo, profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës, thotë se Rusia nuk ka nevojë për statusin e një superfuqie.

Përkundrazi ajo ka nevojë për sovranitet, për të drejtën dhe aftësinë për të marrë vendime mbi politikat e brendshme dhe të jashtme në mënyrë sovrane, dhe jo nën presionin e cilitdo vend. Fuqia e një shteti, nuk përcaktohet nga madhësia e popullsisë së tij, por nga niveli i arsimimit të njerëzve, niveli i zhvillimit intelektual dhe i profesionalizmit të tyre.

Rusët i kanë që të gjitha këto. Sipas ekspertit, ekonomia ruse ndodhet aktualisht në buzë të humnerës. Gjithsesi, është e rëndësishme të kuptohet se Emanuel Makron, nuk është ekspert mbi ekonominë apo demografinë ruse. Gjithshtu, Makron nuk merr parasysh faktin se Rusia me popullsinë e saj prej 148 milionësh banorësh, ka një projekt integrues, Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Ai e rrit popullsinë në mbi 250 milionë, duke pasur parasysh qëllimin e paralajmëruar të Uzbekistanit, për t’ju bashkuar bllokut. Ky numër, do të bëjë që shumë industri të teknologjisë së lartë, të sjellin shumë përfitime të brendshme. Integrimi parashikon krijimin e një sistemi të përbashkët sigurie dhe një bashkëpunim më të ngushtë me Kinën, që nuk është aspak e rrezikshme për Rusinë, sikurse mendon Makron.

Përkundrazi, bashkëpunimi Rusi-Kinë, formon një kundërpeshë ndaj integrimit euro-atlantik.Ndërkohë, “konservatorizmi ortodoks” bashkëjeton në mënyrë të përkryer me konservatorizmin islamik. Putin mendon se Ortodoksia është më afër Islamit, sesa Katolicizmit

Emanuel Makron, mendon se dominuese e rajonit është Kina dhe jo Rusia. Ai është i bindur se Putini nuk do të dëshirojë kurrë që të jetë një vasal i Kinës. Por Andrei Manoilo, mendon se politika e Rusisë në Euroazi, duhet të bazohet në bashkëveprimin ekonomik dhe politik brenda Bashkimit Ekonomik Euroazian dhe me vendet e tjera, kryesisht me Kinën dhe Japoninë, si dhe me vendet e përfshira në blloqe të tilla si Organizata e Sigurisë e Traktatit Kolektiv (CSTO), Organizata e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).

Skenari i tretë i Makron mbi të ardhmen e Rusisë, është një model i ekuilibruar i marrëdhënieve me Evropën. Në dallim nga Putin, udhëheqësi francez beson se Evropa nuk është një vasale e SHBA-së. Ai nuk përjashton mundësinë që normalizimi i marrëdhënieve midis BE-së dhe Rusisë, të zgjasë 10 vjet.

“Nëse duam që të garantojmë paqen në Evropë, ne duhet të rivendosim autonominë strategjike evropiane, më pas të ri-shohim pozicionin tonë në lidhje me Rusinë”- u shpreh presidenti francez. Andrei Manoilo beson se 3 skenarët e Makron janë në fakt pjesë e një të tëre. Pra, ato janë elementë, pa të cilat Rusia nuk mund të luajë një rol udhëheqës në politikën botërore.

“Politika e Rusisë ndaj Evropës, duhet të bazohet në parimin e partneritetit të ekuilibruar. Makron ka të drejtë në lidhje me këtë”- vë në dukje eksperti. “Problemi kryesor sot në Rusi, është mungesa e një vektori të zhvillimit ekonomik. Nuk është e qartë se ku po shkojmë, dhe çfarë po ndërtojmë.

Situata në të cilën një udhëheqës i huaj përshkruan vizionet e së ardhmes sonë, madje edhe trajektoren tonë të zhvillimit, është natyrisht qesharake. Pasi kjo varet nga ajo që do të vendosim ne se ku mund të shkojmë, dhe çfarë mund të ndërtojmë si shoqëri:komunizëm, kapitalizëm apo diçka tjetër”- përfundon Manoilo./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund ta padisë Gjermania Asadin për përdorim armësh kimike?

Drejtësia gjermane po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie për sulmet me gaz helmues në Siri. Deutsche Welle dhe "Der Spiegel" biseduan me...

Rita Ora uron ditën e flamurit në gjuhën shqipe dhe me foto provokuese

Rita Ora, këngëtarja me famë botërore asnjëherë nuk harron origjinën e saj. Ajo ka uruar Ditën e Flamurit me disa foto shumë provokuese, ku shihet...

Misteri shumëvjeçar: Ku ndodhet deklarata origjinale e pavarësisë së Shqipërisë

Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë, e firmosur më 28 nëntor 1912 në Vlorë nga delegatët e të gjitha krahinave të Shqipërisë etnike, nuk...

Nuk ka llogari bankare, liderja e Hong Kongut i mban paratë në shtëpi

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, ka thënë në një intervistë televizive se ajo duhet të ruajë “grumbuj parash” në shtëpi, sepse nuk...

Video/ Sulmuesi shqiptar shënon në fund, i jep 1 pikë skuadrës turke

Sulmuesi, Jetmir Topalli ka shënuar gol në minutën e 95’ në sfidën e Superligës turke, të zhvilluar midis Gazientep dhe Jeni Malatjaspor. 22-vjeçari nga Kosova...