E mërkurë, 2 Dhjetor, 2020
13 C
Tirana

E ardhmja e BE-së përballë një SHBA-je të përçarë

Më të lexuarat

Nesër përfundon afati 3-javor për kufizimin e lëvizjes deri në orën 22:00

Ditën e nesërme do të marrë fund edhe kufizimi i lëvizjes deri në orën 22:00, i vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve 3 javë...

Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit....

“Kujdesu për engjëllin tim”/ Publikohet audio e fundit e Maradonës në Whatsapp

Disa orë më parë u shfaq audio e fundit në Whatsapp, e dërguar nga Diego Armando Maradona. Disa ditë para se të vdiste, “El...

Luftë për trashëgiminë/ Zbulohet pasuria marramendëse e Maradonës

Të shumta kanë qenë dyshimet e ngritura së fundmi, për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona, teksa në Argjentinë kanë nisur edhe...

“Maradona ishte përdhunues”, futbollistja: Ai ka dhunuar gratë (FOTO)

Në kohën kur e gjithë bota ka përkujtuar legjendën e futbollit Diego Armando Maradona, ka nga ato personazhe që kanë shprehur haptazi urrejtjen dhe...

Saudët, familja më e pasur në botë me 1.5 trilionë dollarë

Familja mbretërore e Arabisë Saudite, është sot më e madhja dhe më e pasura në botë. Ajo përbëhet rreth 15.000 anëtarë. Por shumica e...

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Truproja i presidentit rus, Vladimir Putin vrau veten sot në Kremlin. Sipas mediave ruse, Mikhail Zakharov, punonjësi i departamentit të 5-të, kreu vetëvrasjen gjatë...

“E mor Osman ç’na bëre, si është jeta”, i moshuari detyron Ramën të heq këpucët

Një i moshuar në fshatin Gjepalaj në Shijak, ka detyruar kryeministrin Rama që të heqë këpucët përpara se të hyjnë në shtëpinë e re,...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbush 91 vjeç, ja disa fakte nga jeta e tij

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Mosisiu sot feston 91-vjetorin e lindjes. I lindur në Shkodër në vitin 1929, djali i Spiro Moisiut, në moshën 73-vjeçar...

Covid-19: Rritje e frikshme e rasteve të reja në vend

Kurba e Covid-19, ka shënuar sërish një rritje të frikshme në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, 832 persona...

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Ndërsa po afronin zgjedhjet presidenciale në SHBA, kur të gjithë mendonin se Xho Bajden do të korrte një fitore të madhe, dhe se Donald Trumpi do të ishte vetëm një kujtim i keq i të shkuarës, një debat i heshtur përfshiu gjithë Evropën.

Në atë moment lindi tundimi për të shpresuar në rikthimin e një Amerike mbështetëse dhe mbrojtëse, të aftë për të lënë në hije debatet mbi autonominë strategjike të Evropës. Por rezultatet e para të zgjedhjeve përtej oqeanit, e kanë zhdukur këtë ide.

Nga njëra anë, Trumpi dhe nacionalizmi i tij i “Amerika e Para”, tregoi një rezistencë të madhe , ndërsa nga ana tjetër Xho Bajden u shfaq më pak i fortë nga sa pritej. Edhe nëse do të fitojë në fund, kandidatit demokrat do t’i duhet të udhëheqë një vend të ndarë më dysh, me një Senat republikan armiqësor, dhe padyshim me prioritete kryesisht të politikës së brendshme.

Kjo pasiguri që gjallon në SHBA, ka ringjallur debatin evropian mbi autonominë strategjike, duke nënvizuar faktin se marrëdhëniet transatlantike, mbrojtja e Evropës, dhe roli i saj në një botë që po ndryshon me shpejtësi, nuk mund të mbahen peng çdo 4 vjet nga disa mijë votues në Uiskonsin, që për më tepër janë tërësisht të pa interesuar mbi këto çështje. Me SHBA-të që sot është e përçarë, rreziku është bërë shumë i madh.

Modele të vjetruara

Një shkrim i publikuar në prag të zgjedhjeve në SHBA nga portali “Politico” me autore ministren gjermane të Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer, mishëroi në mënyrë të përsosur prirjen drejt ri-afrimit më SHBA-në.

Me sa duket, teksti u shkrua bazuar në perspektivën e një fitoreje të Xho Bajdenit. AKK, siç quhet në politikën gjermane ajo që dikur cilësohej si trashëgimtarja e Angela Merkel, e titulloi shkrimin e saj “Evropa ka ende nevojë për Amerikën”, duke theksuar ndër të tjera se “duhen lënë mënjanë iluzionet rreth autonomisë strategjike evropiane”.

“Evropianët, nuk do të jenë kurrë në gjendje të zëvendësojnë rolin thelbësor të Shteteve të Bashkuara si një garanci e sigurisë”- shkruante më tej ajo. Shkrimi ngjalli reagime të zjarrta, edhe sepse hedh poshtë një propozim, që nuk ka qenë kurrë në tryezën e diskutimit.

Askush nuk kërkon realisht që të “zëvendësojë” Shtetet e Bashkuara në rolin e saj, dhe kjo nga ana tjetër tregon se reflekset e vjetra të fituara nën “ombrellën” amerikane të sigurisë, nuk zhduken lehtë. Mendime të ndryshme u shprehën gjithashtu brenda partisë kristian-demokrate gjermane, CDU, të Angela Merkelit, për të zbutur disi efektin e qasjes së saj, apo për ta kundërshtuar ministren.

Natyrisht, ky debat është veçanërisht i gjallë në Gjermani, vendi evropian që ka vuajtur më shumë nga presidenca Trump, për shkak të antipatisë që ka ekzistuar midis presidentit dhe kancelares, kërcënimit të vazhdueshëm të një lufte tregtare SHBA-Gjermani, dhe vendimeve të papritura dhe të paparashikuara të Uashingtonit, siç ishte njoftimi i fundit i njëanshëm i tërheqjes së një pjese të trupave amerikane të stacionuara në Gjermani.

Pra në Berlin, një pjesë e klasës politike do të donte një rikthim në botën e dikurshme, të mishëruar potencialisht nga Bajden. Por ky është një iluzion. Së pari sepse Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar, dhe nuk janë më të gatshme të mbajnë rolin e saj të vjetër në skenën ndërkombëtare.

Dhe së dyti, pasi Evropa nuk mund t’i zvogëlojë ambiciet e saj në rolin e partneres “më të vogël” në një aleancë, në të cilën “padronia” nuk është më e motivuar. Rezultati i pasigurt i zgjedhjeve në SHBA, krijon të paktën një avantazh, pasi i vendos evropianët para përgjegjësive të tyre. Një leksion që do të mbetet i vlefshëm, pavarësisht nga emri i presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara.

Burimi i lajmit: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2020/11/05/europa-stati-uniti-futuro

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Veton Surroit i rikthehet titulli “Qytetar Nderi”

I rikthehet titulli “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pasi prefekti i Kukësit refuzon vendimin e Këshillit të Qarkut Kukës. Publicistit dhe politikanit nga Kosova, Veton...

Zyrtare/ Vijon ora policore, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë ndryshim

Komiteti i Ekspertëve vendosi ditën e sotme që të mos ketë masa të reja. Komiteti Teknik i Ekspertëve tha se aktualisht do të vijojmë...

Britania do nisë vaksinimin javën e ardhshme, Interpoli lëshon alarmin global

Britania u bë vendi i parë në botë që zyrtarizoi vaksinën kundër koronavirusit, që pritet të nisë të mërkurën e javës që vjen. Zyrtarët...

Hetimet e SPAK/ Ish-drejtori i burgut 313 akuzohet për korrupsion

SPAK ka përfunduar hetimet për procedimin penal të Eduard Strugaj, ish drejtor i burgut 313-të dhe të pandehurve të tjerë. I pandehuri Eduard Strugaj,...

‘Bashkë do ia dalim’, Kosova me masa kufizuese për festat e fundvitit

Shifrat në rritje të infektimeve të reja, ka detyruar autoritetet në Kosovë të ndërmarrin masa të reja. Duke analizuar situatën e ku nuk ka patur...