Politikë

E akuzuan për vjedhje votash/ Ja çfarë thotë tani PD-ja për Gjiknurin


               Publikuar në : 21:32 - 14/01/20 M S

Ndonëse e akuzuan për vjedhje votash, PD sot është ulur në bisedime me Gjiknurin për Reformën Zgjedhore. Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, tha në emisionin “Top Talk” se Partia Demokratike nuk ka ndryshuar asnjë mendim për personat me precedentë penalë. Ai është shprehur se nuk e vendos kjo forcë politike personin me të cilin do të prezantohet Partia Socialiste në sytë e Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, Partia Demokratike ka qëllim vetëm rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Partia Demokratike nuk ndryshon asnjë mendim, asnjë akuzë dhe asnjë dosje të cilit iu kanë bërë një precedim penal, por Partia Demokratike nuk mund të vendosi se me kë kërkon të përfaqësohet Partia Socialiste në sytë e Evropës. Mos të harrojmë që kjo është një reformë dhe një mënyrë për ta zgjidhur këtë çështje të kërkuar nga Evropa.

Mos të harrojmë dhe përshëndetjen e fundit që ka bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj lëvizjes së opozitës së bashkuar. Nuk e zgjidhim ne se me kë do të përfaqësohet Partia Socialiste përballë Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është çështje e tyre ajo. Se çfarë problemesh kanë ato me njëri-tjetrin është çështje e tyre ajo. Ne kemi një qëllim të vetëm rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zgjedhjeve të lira për t’i sjellë zgjidhje problemeve të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh ai.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT