Politikani i opozitës ruse, Aleksei Navalny është shtruar në spital me simptoma të cilët një nga mjekët tha se janë shfaqur “si pasojë e kontaktit me një substancë të panjohur kimike”.
Navalny u transportua ditën e diel, nga burgu në spital, pasi ai ishte dënuar me 30 ditë burg, se kishte organizuar një protestë kundër qeverisë ruse.
Protesta u mbajt të shtunën, ndërsa policia u kundërpërgjigj me dhunë, duke arrestuar mbi 1300 persona. Njerëzit dolën në rrugë për ta kërkuar lejimin e pjesëmarrjes së kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e shtatorit për kryetar të Moskës.
Edhe pse politikani nuk është në gjendje të rëndë për jetën, lajmi për shëndetin e tij pritet të shkaktojë alarm në Rusi.
Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, tha se ai është duke vuajtur nga një alergji, ndonëse më parë kurrë nuk është ankuar për diçka të tillë. Ajo tregoi se kryetari i opozitës ka pësuar ënjtje të fytyrës dhe skuqje të lëkurës, shkruan “The Guardian”.