Një 18-vjeçar me banim në Durrës, është arrestuar nga ana e policisë, pasi akuzohet se ka abuzuar me një të mitur.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D.M., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.
Njoftimi
Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.