Të dy bashkë krijuan Milanin e madh dhe tashmë duket se kanë në plan që të marrin drejtimin e një klubi tjetër italian. Silvio Berlusconi e Adriano Galliani duket se do të rikthehen sërish protagonistë në futboll, por këtë herë në Serie C, pasi mund të blejnë aksionet e skuadrës së Monzës.
Sipas shtypit italian, ish-numri një i Milan dhe krahu i tij i djathtë, Adriano Galliani, që ka mbuluar rolin e zëvendëspresidentit te Monza në 1984-ën, duket se kanë ndërmend të blejnë pjesën më të madhe të aksioneve të bardhekuqve. Presidenti aktual i skuadrës së Monzës është Nicola Colombo, djali i Felice Colombos që në periudhën 1977-1980 ka qenë në krye të Milanit është i gatshëm të pranojë këtë kërkesë.
Nicola Colombo bëri të mundur që të shpëtojë skuadrën e Monzës nga falimentimi në vitin 2015 dhe dëshira e tij është që të mbajë ende një kuotë të vogël aksionesh të klubit, nëse do të vijë oferta konkrete e Berlusconit e Gallianit për blerjen e Monzës, madje nuk përjashtohet mundësia që ai t’ia shesë të gjitha aksionet e tyre ish dy drejtuesve më të lartë të Milanit. Burime pranë Silvio Berlusconit kanë bërë të ditur se ideja ekziston, por nuk ka asgjë të përfunduar e të firmosur.