E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Dybala fantastik pa Ronaldon, City vuan por në fund feston (Video)

Juventus ka kaluar me mjaft lehtësi kundërshtarin e radhës në Champions League, Young Boys ishte një super Dybala në që shënoi tre gola në “Allianz Stadiu” për ti dhënë tre pikët e radhës Juventusit, pavarësisht se luante me shumë mungesa, pasi në këtë sfidë nuk luante as Cristiano Ronaldo.

Argjentinasi ka marrë një pasim të bukur nga Bonucci dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje po aq të bukur fluturimthi me të majtën.

Vendasit kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 33-të dhe autori ka qenë përsëri Dybala, i cili ka qenë në vendin e duhur në momentin e duhur, kur portieri i miqve ka devijuar goditjen e fortë të Matuidi, duke e dërguar topin në këmbët e sulmuesit bardhezi, i cili ka shënuar me portën e boshatisur.

Qershia mbi tortë për yllin e Juventus ka ardhur në minutën e 69-të, kur ka realizuar edhe golin e tretë personal dhe të tretin për torinezët. Edhe ky ka qenë një gol i lehtë për yllin e “Zonjës”, i cili ka shënuar përsëri me portën e boshatisur pas një asisti të Cuadrado. Young Boys e ka mbyllur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Camara. Me 6 pikë bardhezinjtë momentalisht kryesojnë grupin H, ndërsa presin të luhet dhe sfida tjetër në “Old Trafford” mes Manchester United dhe Valencia.

Manchester City ka vuajtur në transfertën me Hoffenheim, pasi ka arritur të sigurojë fitoren në minutat e fundit falë një goli ‘dinak’ nga David Silva. 1-2 përfundoi sfida ku skuadra e drejtuar nga Guardiola pas humbjes me Lyon vërtetoi se është duke kaluar një moment aspak të mirë.

Një start makthi për të besuarit e Pep Guardiola-s. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e parë falë ish-lojtarit të Inter, Ishak Belfodil. Por City reagon menjëherë duke barazuar rezultatin në minutën e 8’.

Pas pushimit City rrit presionin ndaj Hoffenheim duke krijuar përsëri mundësi të mira për golin e dytë, por sulmi i miqve sërish tregohet i pasaktë përpara portës së gjermanëve. Por në minutën e 84’ City më në fund ka shënuar golin e shumëkërkuar dhe të merituar. David Silva vjedh një top brenda zonës dhe mposht portierin me një goditje të klasit të lartë. City merr një fitore të merituar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...