E mërkurë, 25 Nëntor, 2020
6 C
Tirana

Dy të vërteta alternative për viktimat e pandemisë

Më të lexuarat

Shkollat drejt mbylljes? Rama zbulon vendimin e marrë

Në një konferencë me gazetarët për situatën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Rama tha se shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë, dhe...

Kërcënonte policin në rrjetet sociale, 24-vjeçari kapet pas 6 muajsh hetime

Pas 6 muajsh hetime është zbardhur kërcënuesi i efektivit të policisë. Bëhet fjalë për një 24 vjeçar, i cili kishte hapur një numër të...

E kaluat koronavirusin në shtëpi? Ja si të përfitoni rimbursimin e barnave

Paketa e medikamenteve për kurimin e COVID-19, do të rimbursohet nga shteti. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video orientuese për qytetarët...

Aksident tragjik, humb jetën ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut

Ish-futbollisti i kombëtares së Afrikës së Jugut, Anele Ngcongca, është ndarë nga jeta si pasojë e një aksidenti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e...

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në vend

Pas ditësh të tëra me shifra rekord, Shqipëria ka regjistruar një ulje të ndjeshme të rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 në 24...

Brataj paralajmëron ekspertin e PD: Mos bëj gabim, do përfundosh në prokurori

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pati një përplasje me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. Eksperti i PD-së, Koduzi solli në studio e emisionit...

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Pak ditë më parë, portieri i Lacios, Tomas Strakosha rezultoi negativ me koronavirus dhe ishte gati të bashkohej me skuadrën kryeqytetase, për ndeshjen sotme...

Kryemadhi nxjerr sekretin: Halla e Briseida Shehajt është vjehrra e Braçes

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur Briseida Shehaj, është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh. Gjatë muajit tetor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi,...

Çifti i parë i “Për’puthen” i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja (FOTO)

Ina dhe Geri, çifti i parë i “Për’puthen” në Top Channel, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Shumë është përfolur gjatë ditëve të...

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Një lajm i trishtë për botën e futbollit. Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare. Pak ditë më parë, ai i'u...

Nga Andi Bushati

Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri, edhe gjatë kësaj pandemie po përplasen dy të vërteta, ajo e qeverisë dhe ajo e opozitës, të cilat janë po aq larg realitetit sa njëra edhe tjetra.

Në njërin version, ashtu si të gjithë autokratët e ruzullit, Edi Rama ka nisur fushatën për të propoganduar se numri i ulët i viktimave nga Covid -19 është si pasojë e përballjes që kabineti i tij bëri me sëmundjen.

Ai nuk do të njohë as mungesat dhe mashtrimet me maskat, as numrin rekord minimal të testimeve, që janë të domosdoshme sidomos për fazën e hapjes dhe as frikën e fillimit, se mos mbeteshim pa shtretër në reanimacion dhe pa respiratorë për të prekurit rëndë. Deviza e Ramës është sa populiste aq dhe e thjeshtëzuar: “po të mos ishin ndjekur masat që vura unë, do kishim pasur atë shifrën e llahtarshme të 18 mijë të vdekurve që ishte parashikuar”.

Nga ana tjetër, e shqetësuar se mos vala e butë e sëmundjes në vend i atribuohet si meritë armikut të saj më të madh, e kompleksuar nga propaganda sa e pandalshme dhe e pacipë e kryeministrit, opozita po i bie borive të një tjetër ‘të vërtete alternative”.

Sipas asaj që tha Monika Kryemadhi të hënën në mbrëmje në “Open”, apo sipas asaj tek e cila këmbëngul prej kohësh Berisha, raporti i 31 të vdekurve dhe 570 të shëruarve është i trukuar, pasi tek viktimat nuk përfshihen ata që kanë ndërruar jetë gjatë muajve janar edhe shkurt, apo nga sëmundje të tjera që nuk janë shënuar si Covid-19.

Ndonëse në ndonjë rast episodik ky pretendim mund të lërë vend për dyshime, kjo nuk e ndryshon aspak faktin se nga faza e parë e kësaj flame vendi doli me shumë pak dëme në jetë njerëzore.

Pra konkluzioni është se përballja me këtë fatkeqësi shëndetësore, nuk mund të quhet as fitore dhe as dështim i qeverisë. Çdo përpjekje për të predikuar qoftë njërën dhe qoftë tjetrën është thjeshtë një mashtrim.

Lexo edhe :   Vendimet/ Komiteti i Ekspertëve dalin në konferencë urgjente për pandeminë
Lexo edhe :   "Frikë për 6 muajt e ardhshëm", parashikimi i Gates për pandeminë

E vërteta është krejt e ndryshme dhe ajo konsiston në faktin se, tani për tani, për fatin tonë, ne u renditëm mes atyre vendeve ku zjarri dhe furia e këtij ‘armiku’ nuk goditën me forcën e tyre më të madhe.

Se përse ndodhi kështu dhe a do të kemi këtë fat edhe kur flama të rikthehet, a do të jemi po kaq të mbrojtur deri sa të mbërrijmë tek imuniteti i masës apo deri sa të shpiket vaksina, këto janë pyetje për të cilat përgjigjet nuk mund të kërkohen as në selinë e PS as në atë të PD-së.

Ai është një domen i kërkuesve, shkenctarëve dhe epidemiologëve. Vetëm ata do të jenë në gjendje të na thonë, ndoshta një ditë, se përse vendet ish komuniste u goditën më pak nga kryeqëndrat e zhvilluara të perëndimit, se përse Siçilia e prapambetur pati më tepër fat se Lombardia, se përse Gjermania Lindore nuk u prek aq fort sa Bavaria, apo Portugalia aq rëndë sa Spanja.

Vetëm ata do të mund të na tregojnë, nëse kjo ka të bëjë me sjelljen e ndryshme sociale, me genet dhe konstruktin e gjithëkujt, apo ndoshta më politkat e vaksinimit.

Brenda kësaj enigme, ende të pa zbërthyer botërisht, gjentet edhe misteri i dëmeve të vogla në jetë njerzore që pati Shqipëria. Prandaj, të duash të luash duke e interpretuar atë, qoftë siç bën njëra palë dhe qoftë siç bën tjetra, është në rastin më të mirë qesharake. Është të bësh politikë për shtresën më injorante që pret të bindet nga ajo që i thotë partia, pa dëgjuar më parë se në ç’përfundime ka arritur shkenca.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Europa ”vaksinohet” para Krishtlindjes

Europianët e parë do të vaksinohen para Krishtlindjes, por Komisioni Europian u bëri thirrje vendeve anëtare të përgatisin logjistikën, ndërsa bëhet gati hedhja në...

1 javë në klasë, 1 javë në shtëpi: VOA zbardh skenarin e shkollave për mësimin

Në Shqipëri, autoritet e Shëndetësisë njoftuan sot se kanë propozuar që mësimi në shkolla të zhvillohet pjesërisht në distancë. “Pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve...

Zaev: Bullgaria nuk ishte fashiste, kemi histori të përbashkët

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë histori të përbashkët. Në një intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES,...

Aksident masiv në Tepelenë, plagosen rëndë 5 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona jane lenduar rëndë, mes të cilëve dhe...

”Pyes veten nëse njerëzit do më duan akoma”/ Intervista e fundit e Maradonës

Diego Armando Maradona u nda nga jeta dhe bota nuk është më e njëjta. Për Argjentinasit dhe për shumë adhurues të futbollit në të...