Policia britanike ka arrestuar ditën e sotme dy shqiptarë në Londër. Operacioni për kapjen e tyre u organizua nga drejtoria e specialistëve të krimeve, zyra inteligjente e policisë Metropolitane dhe skuadra e armatosur.
Sipas njoftimit të policisë të publikuar nga mediat britanike, të arrestuarit janë Mikeljan Baca, 26 vjeç i datëlindjes (17.06.93) dhe Egli Hazizolli, 24 vjeç i datëlindjes (15.10.95).
Dy të rinjve iu është gjetur në makinë 14 kg kokainë dhe një shumë prej 300 mijë stërlinash. Mësohet se makina e tyre u ndalua në rrugën Camrose Avenue, Edgware, në Londër.
Ata akuzohen për veprat penale “Posedim droge të klasit A”, “Tentativë shitje droge klasit A” dhe “Pastrim parash”.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë.