Napoli nuk ka zhgënjyer në transfertë ndaj Torinos, teksa skuadra e Gatuzos ka triumfuar me rezultatin 0-2.
Të kaltrit zgjidhën gjithçka për 2 minuta, teksa fillimisht ishte Bakajoko i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 11-të, ndërsa Osimhen dyfishoi shifrat në të 13-ën.
Pas kësaj, lojtarët e Napolit ia dolën të ruajnë avantazhin e arritur, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve. Skuadra e Gatuzos shkon në vendin e tretë në kuotën e 66 pikëve, po aq sa Juventusi.
Në këtë ndeshje luajtën titullarë me Napolin dy shqiptarë, Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani, të cilët treguan paraqitje shumë të mira.