E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Dy serbë vizituan Deçanin”, Vuçiç: Nuk ishin as 500 metra afër burimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar lidhur me dyshimet se dy serbë vizituan Deçanin. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamjet të dy serbëve të dyshimtë, të cilët janë parë në ujësjellësin e Deçanit përpara helmimit të qytetarëve.

Këta dy qytetarë serbë janë filmuar nga kamerat e sigurisë, pranë puseve të ujit. Ata u vunë re nga pronari i një biznesi aty pranë, i cili më pas njoftoi policinë. Lidhur me këtë çështje, Vuçiç ka thënë se ata nuk kanë qenë as 500 metra afër burimit të ujit.

“Ne kemi një analizë të lëvizjes së automjeteve me targa të Novi Sadit, nuk ishin as 500 metra afër burimit të ujit. Ne po presim të shohim se çfarë do të thonë. Po presim, po dëgjojmë”.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar rreth helmimit të një numri të madh të qytetarëve në Komunën e Deçanit.

Kryetari i këtij komisioni nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar që të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Nuk ka mundësi me u helmuar 1500 njerëz e në të njëjtën kohë dhe IKSHPK-ja thotë se nuk janë të helmuar këta. IKSHPK-ja duhet me na tregu se nga çfarë janë helmuar”, ka thënë Berisha.

Ai ka vënë në dukje se veprimet e Qeverisë kanë qenë të vonuara. “Veprimet e Qeverisë janë të vonuara. Komuna e Deçanit ka shpall gjendje të jashtëzakonshme. Është dashtë me u thirr Këshilli i Sigurisë Kombëtare, propozoj që kryeministri me thirr Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ti ndërmarr të gjitha veprimet”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...