E shtunë, 24 Tetor, 2020
13 C
Tirana

Dy rrugët e Ramës, pushtet absolut ose ikje absolute…

Më të lexuarat

Meta te berberi/ Artan Hoxha i nxjerr foton: Garda e Republikës rrethon zonën

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto të presidentit Meta i cili ndodhet tek berberi. Fotoja është shkrepur nga larg, dhe kjo për...

Foto/ Lefter Koka me Fatos Nanon, ndryshim drastik i ish-kryeministrit

Deputeti Lefter Koka ka publikuar në rrjetin social, Facebook një foto krahë për krahë me ish-kryeministrin socialist Fatos Nano. Në mbishkrimin e fotos, Koka shprehet...

Ish-kryebashkiaku i Lezhës: Si e refuzova ofertën joshëse për inceneratorët

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj shprehet kundër qasjes së qeverisë shqiptare për të zgjidhur problemin e mbetjeve përmes inceneratorëve. Ai solli përvojën e...

Ku ndryshojnë Trump dhe Bajden mbi politikën e jashtme amerikane

Nga David Tafuri “The Hill” Menaxheri i fushatës së Trump e ka nxitur Komisionin për Debatet Presidenciale të “ri-mendojë dhe ri-publikojë një sërë temash…me theksin...

Produksioni i ‘Përputhen’ e përjashton nga emisioni, reagon Shqipja (FOTO)

Produksioni i emisionit “Përputhen” në Top Channel, dje vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar. Në nisje të...

‘Deti’ në Hagë? Kolonel Pashaj: Të zgjidhej midis Shqipërisë dhe Greqisë

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që për çështjen e detit t’i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare. Por, për kolonelin Myslim Pashaj e mira do ishte që kjo...

Ilona Staller, pornostarja që u zgjodh deputete në Itali (VIDEO)

E lindur në vitin 1951 në Hungari, Ilona u rrit nga nëna e saj dhe njerku i saj, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme....

Plas sherri në studion e ‘Top Channel’, konkurrentët largohen nga emisioni

Puntata e radhës në ‘Përputhen’ ka përfunduar me sherre dhe me largim nga studio të djemve dhe vajzave që kanë shkuar për të gjetur...

“Hetues amerikanë asistojnë në çështjet e SPAK dhe BKH”, flet Yuri Kim

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen e SHBA ndaj institucioneve të dala nga reforma në drejtësi. Ajo u shpreh se...

Vritet ish-sportisti, babë e bir e ekzekutojnë në mes të restorantit

Një atentat i mori jetën ish-sportistit të arteve marciale të përziera (MMA) Shamil Abdulmuslimov në qytetin e Kasaviurtit në Dagestan. Kamerat regjistruan të gjithë ngjarjen...

Nga: Artur Zheji

Kush nuk e ka kuptuar duhet ta kuptojë. Përpara Km-së, qëndrojnë dy rrugë krejt përjashtuese nga njera tjetra. Ajo e pushtetit absolut, që e miklon dhe e përkëdhel pafundësisht dhe rruga e ikjes absolute nga pushteti dhe nga pushteti mbi Partinë Socialiste që e ka vënë “poshtë”, ditë pas dite që nga viti 2006.

Rrugë të Tretë, me sa duket nuk ka, tenderat e fundit që po përfliten, tendera shumëmilionëshe rrugësh të arta dhe shumë të mbivlerësuara, flasin qartë. Atij i duhet një mbështetje shumë e madhe mediatike, që të bëjë të zezën të bardhë, që të justifikojë të panatyrshmen në të natyrshme, që të rrëfejë te “repartet” e gatshme zgjedhore, ose “paraushtarake”, se është i fortë dhe sfidues i çdo gjëje dhe kundër çfarëdo paralajmërimi. Nëse ay, Km-ja, po jep shenja për rrugën e forcës dhe të mbështetjes së plotë te Grupet Oligarkike, të cilat joshen prej tij me kontrata përrallore, fitimesh përrallore, në Shqipëri do të ketë një përplasje të plotë.

Edhe Berisha, ndoshta ishe i tunduar të bënte një gjë të tillë në vitin 2013, por largimi i Ilir Metës, përvoja tronditëse e vitit 1997 dhe ngjarjet e rënda të 21 Janarit 2011, e bënë ndoshta të ndërrojë mendim, duke lejuar zgjedhje krejtësisht më të mira dhe rotacionin e pushtetit në vitin 2013.

Mirëpo Km-ja i sotëm, vijon të tundohet për Pushtet Absolut, sepse mendon se, ndryshe nga Berisha në vitin 2013, ai kontrollon sot, pjesën më të madhe të sistemit të Drejtësisë dhe ka siguruar një mbështetje më të madhe ndërkombëtare. Përveç kësaj rrethane, askush më parë, nuk ka dorovitur majmërisht, pjesën më të madhe të Mediave dhe pronarët e tyre miliarderë dhe ka fituar kështu mbështetjen e tyre pa kushte. Km-ja i ka tunduar ata dhe disa pak oligarkë, se ai do të mund të shndërrojë Shqipërinë dhe arkën e shtetit, në një instrument financiar dhe politik të vetin.

Km-ja është duke ecur vendosmërisht në këtë rrugë të përpjetë, sepse më sa duket, ay, Km-ja, nuk ka rrugë pas, por vetëm humnerë.
Mendon dhe stërmendon, “hakmarrjen” e njerzve dhe politikanëve të tradhëtuar përfundimisht, mendon dhe vuan “braktisjen” e plotë që ndodh pas humbjes së pushtetit, mendon ish ministrat duke filluar nga Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe deri te Damian Gjiknuri, do të mund ta shesin, në shkëmbim të “pafajsisë” apo “pendimit” të tyre…

Lexo edhe :   81 faqe akuza ndaj mazhorancës/ Meta kthen Kodin e ri Zgjedhor
Lexo edhe :   Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në polici

Pra dukshëm ay, Km-ja, po zgjedh rrugën e Përplasjes së Madhe, plotësisht të evitueshme, porse nuk ka luksin të realizojë “ikjen absolute”, sepse mund të humbë sa hap e mbyll sytë të gjitha pushtetet dhe “shërbyesit” e sotëm, të shndërrohen në armiqtë e nesërm.
Meqë i ka zgjedhur “bashkëpunëtorët”, ose më saktë i ka marrë ata më të rëndësishmit, edhe me “qira”, besnikëria e tyre është baraz me Zero dhe kjo e tremb “qenërisht”.

Sepse ‘tradhtinë’ e duan dhe e paguajnë të gjithë, porse ‘tradhtarët’, që janë të shumtë në kohët e sotme, askush nuk i do dhe askush nuk u zë besë, nëse nuk e ke forcën e pushtetit, gjithmonë e më shumë, në anën tënde. Megjithë këto tenderime dhe PPP, që ay, Km-ja, po bën në këto ditë të turbullta politike, dëshmon se tashmë, e ka zgjedhur rrugën e përplasjes dhe po bën gati “pajisjen” shumëvjeçare të “rezistencës” dhe të skllavërimit kontraktual të Oligarkëve, sepse tenderat e mëdhenj, janë tendera me kohështrirje shumëvjeçare dhe të denoncuar nga Opozita, si tendera me korrupsion ulëritës.

Në mes Km-së dhe Opozitës, qëndron “populli”. Largimet e shumta të shqiptarëve, me kuç e me maç nga Shqipëria ja lehtësojnë punën.
Por ay, Km-ja, krejt i palexuar në filozofi dhe në Shkencat Fizike, nuk e njeh një “kostante” shumë të rëndësishme dhe universale, të Dialektikës historike.

Nuk njeh ay, Ciklicitetin, këtë spirale vrasëse, së cilës ay, Km-ja, me një shpejtësi të madhe, po i shkon deri në fund, në mos e ka kaluar. Vetëkrahasimi me autoritaristët e tjerë, jetëgjatë në Europën Lindore, nuk do të funksionojë, sepse Shqipëria nuk ka resurse ekonomike dhe është një Shtet krejt i papërgatitur për të mbajtur mbi shpinë një rregjim, që të mund ti japë mundësinë Km-së, për të rrezistuar me “dorë të fortë”, për një kohë të pacaktuar. Personaalisht bashkohem me ata që mendojnë se e “Keqja” duhet të shkojë deri në fund, që “Kthesa” të mos jetë një makiazh dhe parmënda e Ndryshimit të shkojë sa më thellë të jetë e mundur. Tjetër punë se fatura e rrjedhojave që duhen paguar, do të jetë më e shtrenjtë dhe do të ngjajë me ndryshimet e mëdha të vitit 1990…

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Papa Françesku pro martesave LGBT, përpjekje për të shmangur përçarjen e Kishës

Nga Simone Cosimi “Wired” Nga njëri kamp, ai më i zhurmshmi, nuk e kanë problem ta etiketojnë si Anti-Krishti. Aty afër ishte edhe paraardhësi i...

Dhënia e shtetësive, Presidenca-Ramës: Fake news i ndyrë

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryeministrit Rama, duke thënë se ka shpifur për kreun e shtetit,...

Italia shtrëngon masat: Mbyllen baret pas orës 18:00

Italia pritet të shtrëngojë më shumë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, pas rritjes së shpejtë të numrit të rasteve javët e fundit. Sipas...

Danimarka kërkon test negativ të Covid-19 për punëtorët e huaj

Danimarka ka në plan të prezantojë një kërkesë që punëtorët e huaj të përkohshëm, të cilët vijnë nga vendet me norma të larta të...

Ambasada e SHBA në Turqi paralajmëron amerikanët për kërcënime terroriste

Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit e saj për sulme të mundshme terroriste. Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara në Turqi kanë paralajmëruar shtetasit amerikanë...