Që prej orës 14:00 Saimir Tahiri ndodhej në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda ku ka apeluar masën e vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për bllokimin e pasaportës. Ndërsa pas 2 orësh është parë të dalë, dhe thuhet se është shfuqizuar vendimi dhe ish-ministrit i është dhënë pasaporta.
Ashtu si 11 ditë më parë, deputeti është paraqitur personalisht para togave të zeza. Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia.
Pas shfuqizimit të vendimit, Tahiri mund të dalë jashtë vendit. “Tahiri nuk rrezikon provat”, thotë Gjykata e Krimeve të Rënda. Tahirit iu bllokua pasaporta për hetimet, Habilaj- Sota. Avokati i tij Maks Haxhia u shpreh se: “Paraqitëm argumente të reja”.