Rajoni

Dy muaj pas përmbytjeve, kanalet e Venecias pothuajse thahen


               Publikuar në : 22:19 - 13/01/20 M D

Baticat e ulëta pothuajse kanë tharë kanalet e Venecias, vetëm dy muaj pasi reshjet e mëdha patën vërshuar këtë qytet italian.

Anijet janë parë në breg, pasi nivelet e ujit kanë rënë në mënyrë drastike.

Në nëntor të vitit të kaluar, Venecia është përballur me nivelet më të larta të ujit në më shumë se 50 vjet.

Disa aktivistë patën lidhur këto vërshime me ndryshimet klimatike.

Më shumë se dy të tretat e qytetit kanë qenë nën ujë atë kohë, derisa dëmi është vlerësuar të ketë kaluar 1 miliard dollarë, shkruan “Rel”.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT