Dy kandidatët për deputet të PS-së konfliktohen me njëri-tjetrin (Emrat)

Dy kandidatë për deputet të Partisë Socialiste në Durrës janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Sipas ‘FaxNews’, dy kandidatët e konfliktuar janë  dhe Erion Meka.

Xhelili renditet i dyti në listën e PS në Durrës, ndërsa Meka i 15-ti, ndërkohë që ngjarja ka ndodhur në shtabin e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit.

Në konflikt është përfshirë edhe shefi i shtabit të PS për zonën e Plazhit, Eri Kapllani ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të ndarë kandidatët, të cilët kanë shkëmbyer shkelma e grushta të shumtë në drejtim të njëri tjetrit.

Në komisariatin e Durrsëist janë shoqëruar 6 persona, mes të cilëve dy kandidatët për deputetë dhe shefi i shtabit të PS-së, Eri Kapllani.