E mërkurë, 16 Qershor, 2021
20.5 C
Tirana

Dy ish presidentë me “karton të kuq”

Nga: Mentor Kikia

Nuk ka asnjë dyshim që Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra e Presidentit të Republikës. Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa ti bëhet krah presidentit, duke patur parasysh rrethanat politike dhe diplomatike, në të cilat gjykatësit do të marrin në shqyrtim vendimin e parlamentit.

Ky do të jetë precedenti i parë në historinë e shtetit shqiptar. Por historia është tjetër gjë dhe në këtë rast, ajo që na intereson është aktualiteti dhe e ardhmja.

Së shpejti ne do të kemi një ish president të shpallur non grata në SHBA, dhe një ish president të shkarkuar për shkelje të Kushtetutës, mes të cilave edhe per përplasjen diplomatike me SHBA.

Pavarësisht nëse janë të ligjshme apo jo këto arsye, ky do të jetë, pa dyshim, fundi politik i dy bashkëpunëtorëve të vjetër. Me një vendim shkarkimi në dosje, Ilir Meta nuk do të mund të rikthehet si aktor me partinë e tij.

Por, a do të jetë ky fillimi i fundit të “gardës” së vjetër në politikën shqiptare?

A do ta vazhdojë ky “aksion” politiko-diplomatik për të larguar nga skena të tjerë politikanë që konsiderohen problematikë, dhe që vota ka treguar se nuk i largon dot?

Kjo është ajo që shqiptarët, në fakt, duan të shikojnë të ndodhë. Dhe duhet pritur për të parë hapat e radhës. Ajo që dihet tashmë është se dy prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës së këtyre tri dekadave morën nga një karton të kuq.

Lexo edhe :   ‘Përfundon’ koha, Kushtetuesja merr në dorë dosjen për Metën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...

Arma më e fuqishme e Opozitës

Nga Oerd Bylykbashi Ligji i Dekriminalizimit funksionon si sahat! Një tjetër kryebashkiak i dënuar me burgim u zbulua falë tij, duhet të largohet nga funksioni...