Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

DW: Tjetër sulm kibernetik nga Irani ndaj sistemit TIMS

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kryeministri shqiptar, Edi Rama publikoi të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani. Shqipëria po punon fort me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të saj, sipas kryeministrit shqiptar.

Shqipëria njofton për një sulm tjetër kibernetik nga Irani. Kryeministri shqiptar, Edi Rama e bëri publik të shtunën, (10.08) lajmin e një sulmi të ri nga Irani në një postim në twitter, duke theksuar se “një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë të punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale të Shqipërisë”, shkruan ai.

Bllokohen prona iraniane në juridiksionin e SHBA

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri ndodhi pa kaluar as 24 orë nga vendimi që morën SHBA të premten, (09.09) për sanksione ndaj Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ndaj titullarit të kësaj ministrie, ministrit Esmail Khatibi.

Në një njoftim të Departamentit të Thesarit të SHBA, të publikuar dje, (09.09)theksohet që sanksionet merren „ për përfshirje në aktivitete kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.“ “Në korrik 2022, aktorët e sulmeve kibernetike, me mbështetjen e qeverisë së Iranit dhe Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë, ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë së Shqipërisë duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj“, thekson ky njoftim.

Nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Zbulimin Financiar, Brian E. Nelson citohet të ketë thënë që “sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë shpërfill normat e veprimeve të përgjegjshme shtetërore në kohë paqeje në hapësirën kibernetike, ku përfshihet norma për të mos dëmtuar infrastrukturën kritike që ofron shërbime për publikun, SHBA nuk do të tolerojë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit që vënë në shënjestër Shtetet e Bashkuara ose aleatët dhe partnerët e tyre“

Çfarë parashikojnë sanksionet?

Ministrisë Iraniane të Zbulimit dhe Sigurisë si edhe ministrit të sipër përmendur, Esmail Khatibi, u bllokohen të gjitha pronat dhe interesat në pronësi të tyre që janë nën juridiksionin e SHBA si edhe u ndalohet hyrja në transaksione me palën amerikane. Pronat do të bllokohen edhe kur 50 për qind ose më shumë e tyre zotërohet nga personat apo entitete iraniane të vëna nën sanksione. Persona jo amerikanë që angazhohen në transaksione të caktuara me persona apo entitetet iraniane që janë subjekt sanksionesh mund  të bëhen objekt sanksionesh. Çdo institucion financiar i huaj që me vetëdije kryen ose lehtëson një transaksion të rëndësishëm për ose në emër të personave të caktuar, mund t’u nënshtrohet sanksioneve nga SHBA  thekson njoftimi i Departamentit të Thesarit.

Një ditë pas vendimit këtë javë ( 07.09) të qeverisë së Tiranës për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, pas provave për sulm kibernetik nga ky vend, burime zyrtare bënë me dije bi,sedën telefonike të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Jake Sullivan me kryeministrin Edi Rama, ku rikonfirmohet mbështetja e fuqishme amerikane ndaj Shqipërisë, vendit aleat në NATO pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik dhe zotimi nga të dyja palët “për të vazhduar përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar masat e sigurisë kibernetike“. /DW

 

Tags: Iranishqiperisulmi kibernetik

TË LIDHURA

Aktualitet

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Politikë

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026
Next Post

Iranianët marrin kontrollin e kamerave të Rinasit, momenti kur ndodhi sulmi në sistemin TIMS (VIDEO)

Flamuri dhe NE!

TIMS jashtë funksionit/Aeroporti "Nënë Tereza" thirrje pasagjerëve: Paraqituni dy orë e gjysmë para fluturimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

by mirseda
21:46 | 09/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, u ka kërkuar forcave të huaja të largohen nga Ngushtica e...

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026

Rama në 35-vjetorin e PS: Do thonë blogerët, i iku goja këtij

21:18 | 09/06/2026

Rama: Kur erdhëm në pushtet s’kishte flamingo, pelikani kaçurrel u masakrua

21:05 | 09/06/2026

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, në maj 2025 shkruam historinë

21:00 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com