E diel, 20 Shtator, 2020
17 C
Tirana

DW: Pandemia rrezikon të dalë jashtë kontrollit në Shqipëri

Më të lexuarat

EMRI/ Arrestohet 34-vjeçari që ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn

Një 34-vjeçar ka rënë sot në prangat e policisë, pasi akuzohet se është porositësi dhe ekzekutuesi i dy vrasjeve të ndodhura në muajin korrik...

FOTO/ Arrestohet këngëtarja shqiptare në Morinë, ja çfarë iu gjet në makinë

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar ditën e sotme këngëtaren e njohur shqiptare, Fjolla Morina. Bëhet me dije se këngëtarja nga Kosova është kapur me...

Konflikt në Durrës/ Humb jetën 33-vjeçari, sherri nisi për një parakalim

Një 34-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës. Idajet Dulla, 33 vjeç, ka mbërritur në Urgjencën e Spitalit Durrës me plagë thike. Dyshohet...

Mesdheu Lindor/ Macron mesazh në gjuhën turke për Erdogan

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se është pro dialogut mes Greqisë dhe Turqisë për Mesdheun Lindor. Përmes një postimi në Twitter, Macron i ka...

Bilanci/ Regjistrohet numër i lartë viktimash gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me virusin e kanë...

Zbardhet shkaku i sherrit të dhunshëm me 1 të vdekur e 2 të plagosur në Durrës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Durrës, ku i vrarë mbeti 39-vjeçari Armando Baboçi dhe u plagos djali...

Deputeti kapet nga kamerat duke parë video erotike në parlament

Deputeti tajlandez, Ronnathep Anuwat, është filmuar nga kamerat duke parë një video me pullë të kuqe në Parlament. Mediat në Tajlandë shkruajnë se deputeti kishte...

Durrës: Vranë babain dhe plagosën të birin, 5 të arrestuar e 3 në kërkim

  Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Durrës, ku pas të shtënave me armë mbeti i vrarë një 39-vjeçar dhe u plagos...

Vetvrasjet te ‘Shefqet Ndroqi’, neurologu nga Amerika u bën thirrje mjekëve shqiptarë

Gentian Toshkezi, neurokirurgu shqiptar në spitalin e Filadelfias, foli lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Ai u ndal te rastet e...

Greqi: Cikloni ‘Ianos’ shkakton viktimën e parë

Greqia po përjeton një tmerr të vërtetë teksa është goditur nga cikloni 'Ianos', i cili ka shkaktuar edhe viktimën e parë. Sipas mediave greke, bëhet...

Epidemia e COVID-19 rrezikon të dalë jashtë kontrollit në Shqipëri. Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë një rritje të qëndrueshme të të infektuarve.

Vetëm gjashtë javë pas hapjes së vendit dhe daljes nga karantina numri i viktimave në Shqipëri është trefishuar, në krahasim me numrin në tre muajt e shtetrrethimit.

Kurba e rasteve të reja të personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, pas rekordit prej 117 rastesh të tilla në fillim të kësaj jave, vazhdon të mbetet e lartë.

Autoritetet e shëndetësisë thanë se rastet e reja pozitive të të infektuarve me virusin corona po shtohen dhe numri i jetëve të humbura arriti më 16.07.  një total prej 104 vetësh.Nënë Tereza” (QSUT)

Situata po shkon duke u rënduar: në Tiranë, në spitalin infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare”  dhe ” Shefqet Ndroqi” të njohur edhe si Sanatoriumi, janë të shtruar 102 të prekur nga virusi, mes të cilëve 11 në terapi intensive dhe 3 të intubuar. Rastet aktive të infektuara më virusin vdekjeprurës kanë arritur në nivel vendi 1610 persona. Në krye të bashkive problematike vazhdon të jetë Tirana me 734 raste aktive, e ndjekur nga Durrësi me 209, Shkodra 199 dhe Vlora me 104.

Dr. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT tha për DW se në këtë spital situata është shumë serioze dhe se “ngarkesa në raport me kapacitetet e spitalit është pothuajse maksimale. Përballë kësaj situate po maksimale janë përgjegjësia dhe përkushtimi i gjithë personelit.”

Por ky përkushtim dhe përpjekje heroike për të shpëtuar jetë ndesh me nënvleftësim të masave  mbrojtëse nga qytetarët, që i kombinuar edhe me arësye të tjera po sjell nga dita në ditë rritjen e rasteve të reja të infektuara.

Nënvleftësim i masave mbrojtëse nga qytetarët

Shifrat tregojnë më shumë se fjalët se masat mbrojtëse po neglizhohen pas daljes nga karantina dhe heqja e masave shtrënguese më 1 qershor.

“Ka një ekspozim të shtuar, mosrespektim të masave parandaluese si vendosja e maskave dhe distancimi social, ka mosrespektim të protokolleve ne institucione publike, ndërmarrje, qëndra tregëtare dhe madje edhe në institucioine shtetërore,” thotë për DW Dr. Pipero.

Ai thekson se “shtimi i ekspozimit është shoqëruar edhe me shtim të rasteve, mes tyre rsaste të rënda dhe shumë të rënda. Gjatë karantinës ekspozimi ndaj virusit ishte i vogël, rastet ishin të pakta dhe sistemi shëndetësor nuk “u përmbyt”. Përgjegjësia personale e qytetarit duhet të jetë tani më e madhe, gjë që nuk poo ndodh.” – vë në dukje Dr. Pipero.

Lexo edhe :   Basha tregon qëllimin kryesor të PD: Shtresë e mesme me 1 milionë lekë të ardhura në muaj
Lexo edhe :   4 ton kokainë dhe 5.5 milion euro/ Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 5 persona (VIDEO)

Shkaku është se për fat të keq në Shqipëri dalja nga karantina është kuptuar si zhdukje e virusit.

” Ka ende ”mendje” me akses mediatik që trumbetojnë se nuk ka më virus Corona, se virusi iku, se të sëmurët dhe të shtruarit në spitale kanë thjesht një “grip pranveror” etj. Por virusi është në qarkullim, nuk ka ikur dhe vazhdon të infektojë. Të vetmet masa parandaluese efektive janë vendosja e maskës, distancimi social dhe higjena e duarve,” thekson Dr. Pipero.

Maska e detyrueshme me ligj, sanksione për shkelësit

Përballë kësaj situate që po vë në rrezik pasjen nën kontroll të epidemisë, Qeveria Rama mori të mërkurën ( 15.07)  vendimin e mbajtjes së detyrueshme të maskës mbrojtëse në mjedise të mbyllura: “në administratën publike dhe jo publike, transportin publik, zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakate, tregje dhe njësi shërbimit” – njoftoi  Minstrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Akti normativ që shoqëron vendimin, parashikon sanksione në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi: policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë shkelësit me një gjobë prej 2 mijë lekësh të reja ( 20 euro) për çdo thyerje të rregullit.

Moshat e reja nuk janë më jashtë rrezikut

Viktimat e ditëve të fundit janë të moshave njëzet apo të dyzet vjeꞔare. Ndryshe nga viktimat në tre muajt e karantinës, që u përkisnin kryesisht moshave mbi 60 vjeꞔ.

“Nuk ka ende studime që të tregojnë që virusi ka pësuar mutacione. Natyrisht askush nuk e përjashton dot mundësinë e mutacioneve gjenetike të këtij virusi ende me shumë të panjohura,” tha Dr. Pipero.

Kufijtë e jashtëm të BE-së mbeten të mbyllura për Shqipërinë

Shpresat e qytetarëve të Shqipërisë se BE-ja do të nxirrte Shqipërinë nga lista e vendeve të treta, me të cilat ka mbyllur kufijtë e jashtëm, nuk u realizuan. Bashkë me Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën.

Shqipëria nuk përmbush kriterin kryesor të menaxhimit të pandemisë COVID-19: 16 raste të reja të infektuara në 100 mijë banorë, që përbën nivelin mesatar të BE-së për intensitetin e infektimit me virusin Corona.

Nëse ky kriter realizohet në fund të korrikut, atëhere BE-ja mund ta nxjerrë Shqipërinë nga lista e vendeve të treat me të cilat ka mbyllur kufijtë e tij të jashtëm. /DW

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Qyteti i origjinës së pandemisë rihap diskot pa kufizime

Wuhan, qyteti i njohur ndryshe si origjina e pandemisë së koronavirusit, ka vendosur të hapë diskotekat pa kufizime. Sipas mediave të huaja, qyteti me 11...

Kush ishte Ruth Bader Ginsburg, gjyqtarja amerikane që humbi jetën nga kanceri

Anëtarja e Gjykatës së Lartë së Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg u nda nga jeta dje në banesën e saj në Uashington, në...

Cikloni i rrezikshëm mbërrin edhe në ishullin e Kretës

Cikloni “Ianos” ka mbërritur edhe në ishullin e Kretës tashmë. Sipas mediave greke, stuhia ka prekur më së shumti anën perëndimore të ishullit. Shumë zona...

Mali i Zi/ Abazoviç drejt Ministrisë së Jashtme

Zdravko Krivokapiç do të jetë në krye të qeverisë së re të Malit të Zi. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja, “Novosti”, e cila ka...

SHBA/ Të shtëna në Rochester, dy viktima e 14 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur, si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Rochester, SHBA. Lagjja...