E premte, 23 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Durrës, shpërthim me lëndë plasëse para zyrës elektorale të LSI-së

Durrës, një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës para zyrës elektorale të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të LSI. Nga shpërthimi nuk njoftohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Policia u njoftua se gjatë natës, në lagjen Nr. 18 kanë vendosur dhe shpërtheu një sasi lënde plasëse, në pjesën hyrëse të zyrës elektorale të një subjekti politik.

Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe u shkua në vendngjarje.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u evidentua se ishte vendosur një sasi e vogël lënde shpërthyese dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Për veprime më të specializuara në lidhje me llojin dhe sasinë e lëndës plasëse po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv.

Uniformat blu nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit po kryejnë të gjitha veprimet e duhura hetimore me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Droga në Durrës, a u grabit para se të kontrollohej nga policia?

VIDEO/ Ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet me anëtarin e partisë

Ish-zv. Ministri i Brendshëm i Moldavisë, është grushtuar me një anëtar të Partisë së Ndryshimit gjatë një debati televiziv. Kjo skenë ka ndodhur gjatë...

Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Ngjarjet kryesore të ditës që lamë pas 1 -LSDM dhe BDI do të shkojnë së bashku në zgjedhjet lokale 2- Ish-krerët e UÇK-së vizitohen në Hagë...

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Njihuni me titujt kryesorë të lajmeve 1 -Presidenti i Francës ndërron telefonin pas skandalit me Pegasus 2- Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, 2...

Shqipëria e treta në Europë për nivelin e lartë të obezitetit të grave

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me...

Varianti Delta dyfishon rastet me koronavirus në ShBA

Gjatë javës që shkoi Shtetet e Bashkuara kishin mesatarisht mbi 26 mijë raste të reja me COVID-19 në ditë - më shumë se dyfishi...