Mbi 20 persona janë helmuar nga ushqimi në një dasmë. Mes tyre ka edhe fëmijë.
Personat në fjalë kanë qenë duke festuar në ambientet e një lokali, në autostradën Tiranë-Durrës.
Ata janë shoqëruar në urgjencë, për helmim nga ushqimi. Mësohet se disa prej fëmijëve janë në gjendje të rëndë.