Banorët e prekur nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter që goditi ditën e djeshme vendin, kanë filluar që të strehohen në hotelet e qytetit bregdetar.
Teksa vizitoi qytetarët e akomoduar, kryeministri Edi Rama tha se qeveria do kompensojë çdo shkatërrim. Ndërsa shtoi se kush ka humbur shtëpinë, do i ndërtohet një banesë e re.
“Kjo është një fatkeqësi e madhe. Do të mbledhim të gjithë ata që janë në hall dhe ne si qeveri e kemi në vëmendje strehimin e qytetarëve. Ne kemi dërguar njerëzit kudo mundemi, në hotele dhe ambiente të tjera publike që mundemi.
Shkop magjik nuk kemi, por ne po përpiqemi realisht. Ne do të bëjmë plan që kush ka humbur shtëpinë, do të ketë shtëpi. Kjo është punë që do kohën e vet e do të bëhet me radhë”, deklaroi Rama.