Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar kryeministrin Rama, se po i vjen fundi. Në komentin e tij të radhës, shoqëruar me disa pamje të dhunës policore ndaj qytetarëve protuestues, Maliqi thekson se revolucioni demokratik është më pranë se kurrë.
Ai thotë se ëndrra për diktator, po e çon drejt fundit qeverisjen e Ramës. Reagimi i tij pason pasi një ditë më parë, protesta e shoqërisë civile në Sheshin “Skënderbej” u shoqërua me dhunë nga policia.
Maliqi ka shpërndarë në rrjetin social momentet e shoqërimit me forcë të disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët kanë protestuar kundër qeverisë Rama, e cila sipas tyre ka dhunuar të drejtat e njeriut. Deputeti shton më tej se durimi e ka një kufi!
Statusi
Ëndrra per diktator,sulltan,etja per pushtet ,zullumi,babëzia,deliri po e con drejt fundit te pashmanshem kaloresin e Rilindjes?.Veprimeve çnjerëzore,poshteruese,antiligjore,antikushtetuese ndaj nenave,grave,protestuesve paqësor me dhune policore dje apo perdorim force e gazi lotsjelles muaj me pare ndaj tyre dhe ne pronat e tyre po u vjen fundi.Vendi pa gjykate Kushtetuese pa gjykate te Larte,me pushtet lokal monist,institucione te kapura,parlament te kapur,drejtesi te kapur dhe te kalbur,eshte shenje e paster e diktatures. Varferimit,cpopullimit,pasigurise,dhunimit te lirive dhe drejtave te njeriut,panikut,terrorit,cpopullimit po i vjen fundi.Revolucioni demokratik me prane se kurre. Durimi ka kufi,kupa po derdhet. Dite te bardha na presin,zoti i bekofte Shqiptaret?.