E premte, 26 Nëntor, 2021
15.5 C
Tirana

“Duket si një film i parë”, Bushati: Basha po sillet si Rama para 21 janarit

Opozita e Bashkua ka paralajmëruar protestën masive më 16 shkurt. Analisti Andi Bushati është shprehur se Basha po kopjon Ramën jo vetëm me fjalimet, por edhe me skenarin e 21 janarit.

I ftuar në “Opinion” në News 24, Bushati shprehet nga ana tjetër se edhe nëse prishet rendi në protestë, pra të ketë manifestime të dhunshme është e pamundur të rrëzohet qeveria e kryeministrit Rama.

“Deri tani duket si një film i parë. Po të shohësh takimet e Bashës është e njëjta gjë me Ramën. Ajo që duket se ka ngjashmëri është fjalori i Ramës para 21 janarit dhe i Bashës tani.

Të njëjtin fjalor po përdor edhe Basha gjë që të jep idenë se do jetë diçka më e dhunshme nga kjo pikëpamje. Duket se ka një shqetësim për një prishje rendi që e tejkalon një manifestim normal. Por, pavarësisht kam një pyetje se çdo arrijmë pas kësaj. Duket fare e pabesueshme që do bëjnë një protestë që do rrëzojnë Edi Ramën”, u shpreh Bushati.

Edhe 3 ditë na ndajnë nga protesta e opozitës, nga e cila nuk janë zbardhur ende skenaret

Deri tani duket si një film i parë. Po të shohësh takimet e Bashës është e njëjta gjë me Ramën. Ajo që duket se ka ngjashmëri është fjalori i Ramës para 21 janarit dhe i Bashës tani. Të njëjtin fjalor po përdor edhe Basha gjë që të jep idenë se do jetë diçka më e dhunshme nga kjo pikëpamje. Duket se ka një shqetësim për një prishje rendi që e tejkalon një manifestim normal. Por, pavarësisht kam një pyetje se çdo arrijmë pas kësaj. Duket fare e pabesueshme që do bëjnë një protestë që do rrëzojnë Edi Ramën.

Lexo edhe :   Berisha: Jo parti të re. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën

A mundet me një protestë që të detyrojnë palët të gjejnë një zgjidhje

Është thjesht një farsë dhe fasadë, problemi është pse po bëhet protesta. Protesta po bëhet sepse sipas opozitës që qeveria është e lidhur me krimin. A mund të gjejnë një zgjidhje siç thonë eksponentë të PS-së.

A arrihen zgjedhjet e lira përmes qeverisë tranzitore

Rama ka ndërtuar një trekëndësh me anë të kriminelëve dhe oligarkëve që e financojnë. A mundet që një qeveri të heqë maskën e krimit dhe të thotë se me protesta do më rrëzoni.

Lexo edhe :   Rama firmos ndryshime në qeveri, ja kush ikën dhe vjen

A jep opozita garanci sesi mund të zgjidhet ky trekëndësh? A duhen ndryshuar rregullat e një vendi?

Ky është problemi më i madh, nuk ekziston asnjë qytetar që e kupton se qeverisja e Ramës nuk është e lidhur me krimin. Në qoftë se jemi në konceptin e një qeverisje demaskuese nuk ka kuptim të bëhet. Në këtë kuptim jam skeptik me besueshmërinë e opozitës.

Nuk mundet njeri të marrë shishet molotov dhe të godasë qeverinë. Në këtë kuptim i takojnë krerëve të opozitës që të tregojnë që janë ata vetë që do të goditen në mënyrë që njerëzit t’i shkojnë nga mbrapa.

(BalkanWeb)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Hidhet nga pallati me fëmijën 1-vjeç, dalin dëshmitë tronditëse

Një ngjarje tragjike ndodhi sot në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”. Një nënë e re u hodh nga pallati së bashku me të birin, ku...

Pse emigrantët largohen nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar?

Emmanuel Macron ka reaguar me zemërim ndaj thirrjes publike të Boris Johnson për Francën, që të marrë emigrantët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti...

“Mund të shkaktojë një valë të rrezikshme”, vendet mbyllin kufijtë

Më shumë vende po shtrëngojnë kufizimet e tyre të udhëtimit, pas zbulimit të një varianti të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut në...

“Hiqet” kufiri me Kosovën, do ketë vetëm kamera

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, pohoi se është dhënë porosi në pikat e kalimit kufitar me...

Semi përlotet teksa lexon kartolinën dhe falenderon Donaldin (VIDEO)

Me rastin e Ditës së Falenderimeve, banorët e "Big Brother VIP" i kanë shkruajtur vetes kartolina. Semi ka qenë nga banoret që është emocionuar...