E premte, 23 Korrik, 2021
23.5 C
Tirana

Duka: Vazhdon të ketë gabime jonjerëzore të arbitrave

Në një rrëfim 360 gradë, presidenti i FSHF-së flet për të gjitha ngjarjet e ndodhura në vitin 2017 dhe jo vetëm. Në intervistën e dhënë për Vilma Mashën në “Supersport”, kreu i FSHF-s Armand Duka është shprehur se në kategorinë Superiore ka ndeshje të dyshuara si të trukuara, por akoma nuk janë vërtetuar dhe nuk mund të bëjmë asgjë publike, pasi cënohet imazhi i klubit.

“Në një periudhë, sidomos kur bëmë Kupën e Shqipërisë me grupe, kishte shumë ndeshje të dyshuara. Sot nga ndeshjet e Superiores thuajse nuk ka ndeshje të dyshuara, pasi janë minimizuar. Ka ndeshje të dyshuara në Kupën e Republikës, por edhe në kategoritë e ulëta, por them se numri është 20 herë më i vogël. Nuk mund të bëhen publike, pasi janë ndeshje të dyshuara dhe jo të provuara dhe nuk mund të cenojmë imazhin.”

Duka nuk ka preferuar të japë sqarim për pezullimin e arbitrit Lorenc Jemini, por është justifikuar me faktin se të gjithë vlerësohen nga performanca. Po ashtu pranohet se në futbollin shqiptar ka edhe gabime jonjerëzore, por që janë eliminuar shumë kohët e fundit, ai përjashton Superioren nga këto veprime jokorrekte të arbitrit.

“Vendimet e pezullimit të arbitrave nuk publikohen, pasi ky është rregulli i futbollit. Kjo është një kontratë pune dhe vlerësohet nga performanca. Ashtu si me një futbollist, që trajneri e lë në stol për shkak të performancës dhe nuk jep sqarime, edhe me arbitrat vlerësohet performanca dhe vendoset. Gabimet jonjerëzore të gjyqtarëve janë minimizuar, por jo eliminuar krejtësisht. Megjithatë, në Kategorinë Superiore ka vetëm gabime njerëzore.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...

SHBA/ Sulmuesi realizon euro gol nga mesfusha (Video)

Në ndeshjen midis Karolinës së Veriut me Riçmond Kikers e përfunduar me rezultatin 4-0 për skuadrën vendase, është realizuar një supergol nga gjysmëfusha. Sulmuesi Robert...

A do të lëkunden raportet turko-serbe pas deklaratës së Erdogan për Kosovën?

“Në qoftë se kushdo sjell vendim për njohjen e Kosovës si të pavarur, në të njëjtin moment ne do të nisim fushatën për tërheqjen...

Çfarë e bën ndryshe lidershipin e mandatit të tretë të PS

Nga Alfred Peza Edi Rama kishte premtuar që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, që e riktheu PS në pushtet, se nuk...

Me drogë në makinë, shoqërohet në polici djali i Azem Hajdarit

Azem Hajdari, djali i vogël i deputetit të ndjerë me të njëjtin emër, është shoqëruar në komisariatin e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e sotme. Sipas...