Policia ka marrë në ruajtje banesën e Armand Dukës, pasi iu vendos një sasi eksplozivi. Mësohet se janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë te banesa e Dukës, ku pritet dhe të hidhet dritë më tepër mbi dinamikën se si ndodhi ngjarja.
Vetë Duka ka publikuar nga celulari i tij një mesazh kërcënues. Për emisionin “Opinion”, ai tha se nuk e ka denoncuar, por ka zbuluar emrin e personit që ka çuar mesazhin. Sipas Armand Dukës, personi që e ka kërcënuar me mesazh është Sabian Rrapushi.
“Po e kam marrë. Jo nuk e kam denoncuar. Por është pak me fjalë që… “Ti luan me dy standarde, ti k*rvë luan me lekët tona për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë o k*rvë se betimi u bë i pakthyeshëm”. I ktheva një përgjigje që mjafton dhe me një por nuk shkonte.
Bëra një hetim vet. Ishte një numër që është përdorur vetëm një herë dhe është kërkuar në një dyqan këtu në Durrës. Ka një emër dhe ka 1000 mijë numra. E kisha harruar këtë se kam pasur ngjarje. Emri i tij ishte Sabian Rrapushi. Në polici nuk e kam denoncuar, se nuk kisha ndonjë shpresë se policia do bëj ndonjë gjë. Dhe tani këto 30 polica nuk do bëjnë ndonjë gjë, autori bredh me kalë”, u shpreh Duka.