E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

Duka: Nuk na duhet politika në futboll, qeverisë vetëm vaksinat i kërkojmë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për emisionin radiofonik “Paso” në “Top Albania Radio” ka prekur temat nga më të ndryshme, duke filluar nga ato personalet dhe deri tek ato më të atakuara dhe diskutuara kohët e fundit dhe jo vetëm. Gjithçka në intervistën me numrin 1 të futbollit në këtë situatë pandemie lidhet pikërisht me koronavirusin.

Zoti president, në këtë periudhë të vështirë, në luftë ndaj Covid-19, ju jeni prekur a e keni kaluar?

– Duhet të jemi gëzuar që jemi mirë me shëndet, në këto momente në këtë vit të vështirë dhe të pazakontë, nga ana shëndetësore. Që nga janari kemi munduar t’i shpëtojmë virusit dhe shumica ia kanë kaluar paq. Edhe unë isha një nga të prekurit dhe faleminderit Zotit e kalova.

Sot është një ditë feste, keni marrë ndonjë dhuratë?

– Kam marrë dhe kam dhënë shumë dhurata sot, materiale jo, por fjalë të mira dhe fjalë të bukura. Shumicat, urime për shëndetin.

Si fundviti, Federata Shqiptare e Futbollit gjithmonë ka patur traditë shkëmbinimin e mendimeve të bilancit me gazetarët dhe dhuratave në festa të ndryshme, këtë herë mungon edhe kjo.

– Në traditë, fizikisht ndanim urimet tona me gazetarët, anëtarët e federatës sonë, por e thashë, ky është një vit i veçantë dhe duhet të jemi të gëzuar që jemi mirë me shëndet edhe pse urimet janë virutale. Uroj që në 2021 t’i ndajmë fizikisht të gjitha, të mirat dhe të këqijat. Duke qenë më pranë bashkë, do jemi më mirë do të zhvillohemi më shumë.

Cfarë prisni për vitin 2021?

– Duhet të presim t’i kthehemi normalitetit, në të gjithë futbollit shoqëror, të jemi larg kufizimeve, me tifozë në stadiume dhe me sportistë që stërviten dhe përgatiten më lirshëm për të dhënë maksimumin e tyre. Ky vit ka qenë i rrethuar me protokolle dhe me kufizime, të gjitha këto kanë ndikuar në atmosferë, në ritëm, në nivel. Ne na presin në mars aktivitete shumë të rëndësishme, me ndeshjen e parë në Andorra dhe më pas kundër Anglisë, për eliminatoret e Botërorit.

A do të jetë tapeti i ri i fushës së Arenës Kombëtare një dhuratë për vitin e ardhshëm?

– Arena kombëtare do të ketë një fushë perfekte për 2021, i kemi marrë masat për ndryshime teknologjike të domosdoshme për këtë lloj impianti. Nuk do të ndërrohet deri në mars, por do të bëhen të gjitha shërbimet e nevojshme që të kemi një fushë të mirë në mars dhe perfekte në qershor. Bëhet fjalë për një investim shumë të madh, për sistemin e ndricimit, për sistemin ventilimit dhe barit artificial, gati 900.000 euro. I investojmë vetë ne, se nga qeveria nuk kemi gjë, ishallah na siguron vaksinat qeveria (qesh).

Lexo edhe :   Pse nuk po vijnë vaksinat e Pfizer? Përgjigjet zv.ministrja Rakacolli

Qeveria ju ka marrë edhe stadiumin për qendër vaksinimi tashmë.

– Do t’i japim edhe shtëpiat, jo vetëm stadiumin për ta kthyer në qendër vaksinimi.

Lexo edhe :   BE diskuton për vaksinat për Ballkanin Perëndimor

Shumë zhurmë kohët e fundit bëri çështja e ndryshimeve në statut, mund të na tregoni më tepër për këto ndryshime?

– Kushtetuta e një organizate, që është statuti për ne, ka pësuar ndryshime herë pas here për të ecur me hapat e kohës dhe të partnerëve. Nën udhëzimet e FIFA-s kemi bërë ndryshimet edhe në statutin tonë. Ato kanë të bëjnë me përafrimin me statutet tip të FIFA-s dhe federatave botërore, sigurisht në përputhje edhe me legjislacionin tonë. Një tjetër ndryshim është përfaqësimi i të gjtihë antarëve të futbollit, pasi në të vjetrin nuk ishin, si futbolli i femrave, apo ai i futbollit amator. Kushdo që luan futboll e gjen veten pranë Federatës tashmë.

Në ndryshimet e reja parashikohen edhe kufizime për kandidatët e rinj, për rezidentët jashtë, apo njerëzit e politikës.

– Pika që kandidati për president duhet të jetë rezident në Shqipëri ashtu ka qenë. Kjo nuk pengon asnjë për të kandiduar, të detyron vetëm të jesh rezident kur ushtron këtë detyrë. Ka qenë një “fake news” i qëllimshëm. Për sa i përket politikës, kjo nuk është shqiptare, është në të gjithë botën. Futbolli tenton të ndahet nga politika dhe tenton të rrijë larg politikës, kështu dhe statuti jonë e parashikon tashmë, që të pengojë pjesëtarë të politikës të jetë në organet drejtuese.

Mos është kjo një shenjë frike, apo për dëshire për të mbajtur politikën larg

– Nuk kam qenë asnjëherë për të patur personazhe politikë në futboll, por unë kam garuar me personazhe politikë dhe më pëlqen gara me to.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...