E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

”Duhet t’i zëmë në befasi”/ Reja tregon pikën e dobët të Uesllit

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka folur në prag të miqësores ndaj Uellsit, që kuqezinjtë do të zhvillojnë të shtunën e 5 qershorit, duke filluar nga ora 18:00.

Gjatë konferencës për shtyp, Reja analizoi kundërshtarin duke thënë se pika e tyre e dobët është mbrojtja, dhe se kuqezoinjtë do të përpiqen t’i godasin me kundërsulme.

Lidhur me formacionin që do të zbresë në fushë, Reja tha se e ka vendosur se me çfarë skeme do të luajë, teksa në pikëpyetje ka vetëm krahët.

Edi Reja: ”Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, kanë lojtarë të nivelit të lartë si Bejl dhe Xhejms. Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe t’i zëmë në befasi. 

E kam vendosur disi si do të luajmë ndaj Uellsit. Në sulm kam disa alternativa, Balaj Seferi dhe Manaj janë në formë. Në mesfushë nuk kam dyshime, Bare ka bërë mirë ku gjithashtu edhe Çekiçi ka bërë shumë mirë. Mbrojtja dihet që Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti janë në formë, por gjithsesi do t’i shqyrtoj të gjithë dhe do të bëj zëvendësime për të provuar sa më shumë lojtarë. Nga krahët kam disa alternativa dhe do të vendos nesër.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbyset autoboti me naftë në Elbasan, bllokohet shoferi

Një autobot me karburant është përmbysur mesditën e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë fshatit Xibrakë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shoferin e ka zëne...

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...