Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar për herë të parë aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Vuçiç ka thënë se Serbia duhet të tregojë të ruajë kontrollin ndaj kësaj situate. Ai ka deklaruar më tej për mediat se e dinë që kanë ndodhur krime të tmerrshme, por duhet të tregohen të përmbajtur për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.
“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme.
Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, ka thënë Vuçiç para mediave në Bruksel.