Parashikimi i serialit vizatimor “The Simpsons” për finalen e Botërorit po merr gjithmonë e më shumë vëmendje. Së fundmi disa fakte të reja e bëjnë akoma edhe më intrigante. Finalja Meksikë-Portugali nuk do të ndodhte në rast se Cristiano Ronaldo do shënonte penalltinë kundër Iranit.
Ndeshja do shkonte 2-0 dhe 3 pikët do i jepnin Portugalisë vendin e parë në grup, çka do sillje përballjen me Meksikën më para se finalja. Gjithashtu nëse Meksika nuk do humbiste sot do të dilte e para në grupin e saj, ç’ka sërish do të sillte përballjen me Portugalinë më para se finalja.
Parashikimi i “The Simpsons” me siguri do të marrë akoma edhe më shumë vëmendje pas këtyre fakteve. Në internet komentuesit e shumtë janë të mahnitur nga këto koiçidenca. Tashmë mbetet për tu parë nëse Meksika do të eliminojë Brazilin dhe Portugalia të dërgojë në shtëpi Uruguain.
Kujtojmë se ata kanë parashikuar zgjedhjen e Donald Trump si president të Amerikës që në vitin 2000. Ndërsa finalen e këtij Botërori që në vitin 1997.