Sport

Dueli mes tenisteve, Serena Williams i ‘rrëmben’ të fejuarin armikes së betuar

               Publikuar në : 21:13 - 12/01/19 Enno

Serena Williams dhe tenistja Mara Sharapova janë dy ikonat e botës së tenisit për femra, por asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira mes tyre. Madje në shumë raste janë ‘konfliktuar’. Në prag të grand slam-it të Australian Open tenistja amerikane ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’u stërvitur.

Në kohën që ajo ka hyrë në fushë për t’u stërvitur ka takuar tenistin bullgar Grigor Dimitrov. Dy tenistët janë stërvitur së bashku për disa minuta dhe më pas janë ulur të bisedojnë. Dimitrov ka qenë i fejuari i tenistes ruse Maria Sharapova.

Kohët e fundit janë shtuar seancat stërvitore mes tenistëve meshkuj e femra së bashku, që duket se preferojnë të shkëmbejnë disa topa me tenistët e gjinisë tjetër. Të dy tenistët përgatiten për grand slamin e parë sezonal, që nis më 14 janar, në Melburn.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT