Aktualitet

“Dua pulë me patate”/ Dëshirat e Alvinit në orët e lirisë


               Publikuar në : 20:38 - 08/11/19 M S

Mediat italiane nuk kanë të ndalur informacionet në lidhje me djaloshin 11-vjeçar, që u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri. Teksa i kanë bërë një përshkrim të jetesës së vështirë që Alvini ka kaluar në Siri, janë përcjellë edhe detaje nga momentet e para kur la kampin.

“I shoqëruar me një makinë blu, Alvini u nis këtë mëngjes nga Roma me familjen për të mbërritur në Brianza, ku ka lindur dhe është rritur. Dhe ku do të vazhdojë të jetojë. Është një fëmijë i fortë. E demonstroi edhe në momentet e fitimit të lirisë.

Kur arriti në hotel në Bejrut, kërkoi pulë me patate. Dhuratat e parë për të ishin një Lego, dhe libra për fëmjë. Në 48 orët e fundit, për të kanë qenë si të ishte në një botë përkëdheljesh”, ka zbuluar një nga drejtuesit e Kryqit të Kuq.

Alvin Berisha tashmë ndodhet pranë familjes së tij në Itali. 11-vjeçari me origjinë shqiptare u mor në dhjetor 2014 nga nëna e tij, e cila donte të bashkohej me ISIS.

Ajo ndërroi jetë nga një shpërthim, pasi përfundoi në kampin e refugjatëve Al Hol, në verilindje të Sirisë.

Nëna dëshironte ta bënte atë të harronte të kaluarën. Nëna e Alvinit, pasi u bë luftëtare e huaj, kishte ndryshuar emrin e djalit të saj.

Ajo e kishte bërë atë të harronte italishten, duke folur vetëm për Arabinë, pasi ishte rimartuar me një luftëtar.

“Më qëllonin që të bëhesha ushtar”, fjalët e para të Alvinit

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT