Stil

Dua Lipa dhe Bebe Rexha bëhen bashkë/ Pjesë e jurisë së spektaklit të madh


               Publikuar në : 16:17 - 23/01/20 M D

Dy këngëtaret me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë njoftuar se do të jenë pjesë e sezonit të ri të spektaklit të njohur “The Voice”.

Thuhet se të dyja janë ftuar nga organizatorët e këtij eventi të rëndësishëm në rolin e këshilltareve të jurisë për të vlerësuar ata që do të garojnë në këtë spektakël talentesh.

Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, vajzat kanë shprehur entuziazmin e tyre dhe mezi po presin që të nisë shfaqja.

“The Voice” nis transmetimin më 15 shkurt dhe juria kryesore është e përbërë nga Kelly Clarkson, Blake Shelton dhe John Legend.

Dua Lipa do të jetë në krah të këngëtares Kelly Clarkson, ndërsa Bebe të Blake Shelton.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT