Foto Galeri

Dua Lipa bën historinë, “Grammy” i dytë në karrierë (foto)

               Publikuar në : 09:55 - 11/02/19 marsela

Këngëtarja e një sërë hiteve, Dua Lipa, ka shkruar historinë duke u bërë shqiptarja e parë që rrëmben një çmim të dytë “Grammy”.

Në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit, atë të “Grammy Awards 2019”, ajo triumfoi në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo.

Po kështu, Dua ka rrëmbyer edhe çmimin si Artistja e re më e mirë.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi që mban emrin e saj e që kryesohet nga hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA vitin e kaluar.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT