Drejtori i Kadastrës kishte ndërtuar laborator droge në Kurbin

Detaje të reja dalin nga aksioni i Policisë në Kurbin, ku u zbulua një magazinë e cila shërbente si laborator droge.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se Edmond Stojani, personi i cili është shpallur në kërkim për laboratorin e drogës në Fushë Gjormë është drejtori i Kadastrës në Kurbin.

Edmond Stojani u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar, “Gjormë 2021”, ku policia zbuloi një magazinë, e cila ishte përshtatur për laborator droge.

Në pranga u vu shtetasi Vranicki Hisku 24 vjeç, i cili në bashkëpunim me Kreun e Kadastrës zhvillonin aktivitetin e paligjshëm. Burimet saktësojnë se Hisku është nipi i Stojanit, drejtorit të Kadastrës, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor. /faxweb/