E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Drejtori i CIA-s në Moskë për marrëdhëniet Rusi-SHBA

Drejtori i CIA-s, William Burns, po zhvillon një vizitë të rrallë në Moskë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Rusi. Vizita është ndër përpjekjet e fundit të një serie kontaktesh të nivelit të lartë që tregojnë se të dyja palët duan të vazhdojnë të bisedojnë pavarësisht mosbesimit të ndërsjellë dhe një liste të gjatë mosmarrëveshjesh.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane tha se zoti Burns kryeson një delegacion zyrtarësh të lartë amerikanë për bisedime të martën dhe të mërkurën me kërkesë të Presidentit Joe Biden.

“Ata po takohen me anëtarë të qeverisë ruse për të diskutuar shumë çështje në marrëdhëniet dypalëshe”, tha zëdhënësi.

Këshilli i Sigurimit i Rusisë tha se zoti Burns, një rusisht-folës dhe ish-ambasador në Moskë, zhvilloi bisedime me zotin Nikolai Patrushev, sekretarin e këshillit dhe ish-kryetar të shërbimit të inteligjencës ruse FSB.

Asnjëra palë nuk kanë dhënë detaje për bisedimet, por çështjet e siguirsë janë probleme të theksuara në marrëdhëniet e trazuara mes Moskës dhe Uashingtonit.

Marrëdhëniet kanë arritur një seri nivelesh rekord të ulëta që nga Lufta e Ftohtë. Shkak janë bërë çështje si sulmet kibernetike me bazë në Rusi kundër objekteve amerikane, mbështetja e Moskës për presidentin sirian Bashar al-Assad, burgosja e politikanit opozitar Alexey Navalny dhe qëndrimi iRusisë ndaj Ukrainës, vend nga i cili aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Muajin e kaluar Presidenti Biden dërgoi në Moskë për bisedime Nënsekretaren e Shtetit Victoria Nuland, eksperte e çështjeve ruse. Por vizita nuk shënoi përparime në mosmarrveshjen mes dy vendeve mbi madhësinë e ambasadave përkatëse.

Presidenti Biden u takua me homologun rus Vladimir Putin në një samit në Gjenevë në qershor. Atëherë ai tha se do të duhen gjashtë muaj deri në një vit për të zbuluar nëse të dy vendet mund të krijonin një dialog strategjik kuptimplotë.

Presidenti Putin i kritikon shpesh Shtetet e Bashkuara, por muajin e kaluar tha se kishte krijuar një marrëdhënie konstruktive me Presidentin Biden. Kremlini ka thënë se një takim tjetër mes dy udhëheqësve këtë vit është një mundësi reale. /VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...