E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Drejtoresha e ISHP-së: Covid nën kontroll, mosha e 3-të ‘shembull’ për maskat

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka folur në lidhje me situatën aktuale të krijuar prej pandemisë Covid-19, duke thënë se gjërat janë nën kontroll pavarësisht rritjes së rasteve ditore.

Sipas saj ka një ndërgjegjësim më të madh te qytetarët e moshës së tretë sa i përket mbajtjes së maskës.

“Situata e Covid-19 është në kontroll. Kemi rritje të rasteve dhe të të prekurve me Covid. Nëse kemi të bëjmë vetëm me një maskë efekti i saj do të shikohej në 4 deri në 6 javë. Të mos harrojmë që njëherazi qytetarët janë shumë të ndërgjegjësuar sa i përket distancimit. Duhet të falenderojmë qytetarët e moshës së 3-të. Kemi rezultat më të mirë te këta. Kjo është një provë që na lejon ta përdorim me mirësi për tu thënë të gjithëve ja ku kemi prindërit dhe gjyshërit tanë”, tha Fiço në ‘Report TV’.

Sa i përket rikthimit të karantinës, ajo shtoi se kjo nuk mund të përcaktohet paraprakisht pasi varet nga ecuria e situatës së pandemisë dhe se sa qytetarët i zbatojnë masat.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...