Drejtoresha e ISHP-së: Shifrat e Covid-19 kanë rënë, por respektoni masat

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se pozitiviteti i rasteve me Covid-19, dhe i rasteve aktive është ulur.

Përmes një konference për mediat, Fico bëri të ditur se Covid-19 është më fatal te meshkujt se te femrat, dhe shtoi se numri i të shtruarve ka rënë në 334 nga 476.

Ndër të tjera, ajo apeloi qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, dhe pse ka një përmirësim të situatës epidmiologjike.

Albana Fico: ”Ashtu siç dhe u theksua ne kemi monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën e Covid-19. Poziitiviteti i mostrave ka rënë dhe është ulur, numri total i rasteve aktive ka pësuar ulje, ka shkuar në 33 974. Bashkitë e prekura kanë rënë në numra. Gjithmonë mbetet raporti femra meshkuj me 52-48 me fatalitete në grupin e meshkujve. Numri i të shtruarve ka rënë në 334 nga 476. Edhe pse ne kemi vzhduar me vaksinimin e popullatës, një gjë duhet ta kemi të qartë që nuk janë ulur në një mënyrë aq drastike që të konsiderojmë masa të një niveli tjetër. Harta e Evropës tregon rritje të numrave. Dua të apeloj tek qytetarët për vendosjen e maskave, distancimi, higjienizimi, respektimi i masave është thelbësore. Nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore emergjente drejtojuni 127.”