E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Drejtoresha e AKSHI-t: Shumë shpejt do zbardhet e vërteta, është lënë gjurma

Dje është thelluar skandali me publikimin e pagave për shqiptarët. Ditën e djeshme ka dalë një listë tjetër e muajit prill, e cila ka 60 mijë emra më tepër se ajo e muajit janar. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare Shqiptare të Informacionit, Linda Karçanaj, e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, është shprehur se shumë shpejt do të zbardhet çështja e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetarëve. Ajo ka zuluar ndër të tjera se ky skandal nuk ka të bëjë me hakim të sistemit, por me vjedhje nga persona të brendshëm siç dyshohet deri më tani.

“Ajo që ka ndodhur është shumë shqetësuese. Në analizë paraprake nuk na rezulton që është hakim, por i kemi dhënë Prokurorisë të gjithë informacionin që disponojmë. Jam besimplotë që shumë shpejt do zbardhet e vërteta.

Janë shumë institucione që kanë të dhëna sensitive. Nuk kemi ne akses në të gjitha këto, por mirëmbajmë nga pikëpamja teknike. Ne kemi çelësin e sistemit teknik të rrjetit”.

Drejtoresha e AKSHI-t shtoi se ai person që ka ndërhyrë në sistem, duke marrë të dhënat personale të qytetarëve, siç janë rrogat dhe numri i kartës së identitetit, ka lënë gjurmë.

“Patjetër që besoj është lënë gjurma. Gjuma indentifikon të gjithë procesin që ka ndodhur duke u bazuar në loge. Çdo account është emër, mbiemër”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...