E mërkurë, 28 Korrik, 2021
22.5 C
Tirana

“Drejtësi me dy standarde”, ku është sot Tirja dhe zv.ministrja Voda?!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit që Gjykata e Posaçme ka marrë për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda. Berisha e krahason Vodën me sanitaren Tire Alldervishi, e cila merrte para nga pacientët e prekur me Covid-19. Por Berisha bën edhe një dallim të madh mes të dyjave, ndonëse i bashkon vjedhja. Tire sanitarja përfundoi në qeli, thotë më tej Berisha, e ndërsa “Tire qeveria” u la në “arrest shtëpie”.

Ish-zv ministrja e Brendshme Rovena Voda, ra në gjurmët e SPAK krejt rastësisht. Nga informacionet brenda akuzës mësohet se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres. Sipas burimeve, hetimet për çështjen tjetër kanë nisur në vitin 2019, e më pas çështja u veçua sipas hetimeve. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e “arrest shtëpie” për ish- zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sakaq, në 25 maj, Gjykata Penale e Tiranës rrëzoi kërkesën e Tire Alldervishit për zëvendësim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Sanitarja e spitalit Covid 2, Tire Alldervishi, u arrestua pas denoncimit nga vajza e një pacienteje, të cilës i kishte marrë një shumë prej 8 milionë lekësh duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj. Pacientja ndërroi jetë nga Covid-19, dhe nga bisedat me të bijën është zbuluar trajtimi çnjerëzor.

Çfarë shkruan Berisha

Tire sanitarja dhe Tire qeveria!

Miq, Tirja eshte sanitarja qe ju merrte leke familjareve te te semureve me covid per sherbime ndaj tyre dhe qe nuk ua bente. Mediat u moren gjate me te drejte me Tiren jo aq per personin por per fenomenin ryshfetin, korrupsionin e shnderruar ne sistem ne qeverine e kreut te meduzes dhe per te cilin Shqiperia se fundi sipas Bankes Boterore renditet e dyta ne bote.

Dje doli se zevendes ministrja e brendshme Voda apo Tire qeveria merrte shume te medha per punesim te qytetareve. Ne kete kontekst mund te thuhet se:

Tire qeveria eshte si moter binjake por jo siameze me Tire sanitaren.

Jane binjake ne aktin e tyre te ulte, ryshfetin gjoben ndaj qytetareve per xhepat e tyre. Te dyja jane hajdute xhepi dhe me keq.

Por perseri dallimi midis Tire sanitares dhe Tire qeverise eshte aq i madh sa dallimi midis Edvinit dhe nje shoferi te kryeministrise

Tire sanitarja niste diten e punes me uturak ne dore per te semuret rende. Kurse Tire qeveria niste diten e punes si personi me vokal, si ylli i narkoqeverise se Edvinit. Ajo ishte para kamerave televizive ne krah te Edvinit ne inspektime, e deleguara e tij ne studjo televizive, lajme dhe debate, ne pritje dhe ne delegacione jashte vendi. Per te gjitha keto u tha se ajo u largua nga qeveria per shkak te zilive te forta qe ngjalli tek tiret te tjera dhe ne veçanti tek ndrikullat Balluku, Manastirliu dhe Xhaçka.

Ne veçanti kjo zili u be verbuese kur Tire qeveria u emerua komandante e Shtabit kunder pasojave te termtetit ne Durres krahu i djathte i kreut te meduzes te Edvinit.

Por perseri midis Tire qeverise dhe Tire sanitares ka dallime te tjera, te njejta me ato qe ekzistojne midis kreut te Meduzes dhe te themi nje shoferi ne kryeministri.

E para merr nje rroge prej 2000€ ne muaj e dyta merr nje rroge 10 here me te vogel.

Tire sanitraja u arrestua ne krye te detyres me kamera madje edhe me shoqet me te cilat kishte folur ne telefon. Kurse Tire qeveria u shkarkua ne heshtje varri kohe me pare pasi prokuroria e partise njoftoi kreun e meduzes per aktin e saj.

Se fundi, Tire sanitarje jo vetem u arrestua menjehere por dhe perfundoi direkt ne qeli, kurse Tire qeveria u la arrest shtepie sepse ishte ylli i narkoqeverise! sb

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si mund të shmangen epidemitë

Numri i vdekjeve të raportuara nga COVID-19 ka kaluar 4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins që regjistron infektimet dhe vdekjet. Në 100 vitet e...

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

Një gjykatë në Lituani dënoi politikanin Algirdas Paleckis me gjashtë vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim për Rusinë. Gjykata e rrethit Siauliai vendosi...

Lëkundje sizmike me magnitudë 4.1 në Shqipëri

Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti me...

Zgjedhje të parakohshme? Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se qeveria e Albin Kurtit nuk do të zgjasë shumë, duke paralajmëruar se në...

I pandehur me ish-ministrin Tahiri/ Rrëzohet kërkesa e Jaeld Çelës për liri

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka rrëzuar  kërkesën e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela, për lirimin nga...