E hënë, 18 Tetor, 2021
11.5 C
Tirana

Dosja/ Lirohet nga burgu i ‘tmerrshmi i Beratit’

Është liruar nga burgu Lulzim Caka, i njohur si “i tmerrshmi i Beratit”. Caka i njohur për krimet gjatë viteve 1997-1999, ka lënë sot në orën 10:00 ambientet e burgut të Fushë-Kosovës, pasi ka përfunduar dënimin. I njohur si “i tmerrshmi i Beratit”, është pa dyshim një nga njerëzit më të lakuar të periudhës më të vështirë para, gjatë dhe pas 1997-s, atëherë kur bandat kriminale dolën në skenë, dhe ku krerët e tyre, ata që kanë mbetur ende gjallë, tashmë po vuajnë dënime kapitale.

Ai i shpëtoi burgosjes së përjetshme falë mbrojtjes së mirë, por edhe pingpongut që bënë një sërë gjykatash, mes të cilave rrugën drejt lirisë ia hapi Gjykata e Lartë për rishikim vendimi, më tej edhe Gjykata Kushtetuese dhe për ta vulosur këtë fakt edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Lulzim Caka u soll në Shqipëri me një marrëveshje ekstradimi me Italinë në vitin 2003, dhe pas 16 viteve burgim tashmë konsiderohen të shlyera 25 vitet e dënimit, për një ngjarje në të cilën ai akuzohet se sulmoi postbllokun e policisë, duke tentuar të vrasë dy zyrtarë policie, Gani Malushin dhe Ilir Ngresin, të cilët më pas u vranë në ngjarje të tjera. Njëri u ekzekutua nga miku i Lul Cakës, Kastriot Jaupaj dhe tjetri u vra në Durrës.

Historia e “të tmerrshmit të Beratit”

Lulzim Caka, një nga krerët e bandave kriminale që ka vepruar gjatë viteve 1995-2000 në zonën e Beratit, Fierit dhe Lushnjës, i akuzuar për disa vrasje dhe i dënuar me 25 vite burg, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për prishjen e vendimeve nr. 15, datë 19.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, dhe nr. 00-2015-2122 datë 28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Caka më 20 shtator të këtij viti pritet ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për kthimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Vlorë. Kjo e fundit në 19 dhjetor të 2012 dënoi me 25 vjet heqje lirie Lulzim Cakën për akuzat e “vrasjes me dashje”, “vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë, dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Ngjarja për të cilën u dënua ka ndodhur në muajin mars të vitit 1998, ku Caka i ka bërë rezistencë forcave të policisë. Caka, i sapo liruar nga burgu me një manipulim dokumentesh, i ishte kthyer aktivitetit kriminal. Pas një informacioni për vendosjen e tij në fshatin Pobrat Berat, është angazhuar e gjithë Drejtoria e Policisë së Beratit. Forcat e policisë, të kryesuara nga Gani Malushi dhe Ilir Ngresi (që kanë humbur jetën nga atentate më pas), rrethojnë Cakën së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij. Por, të armatosur me kallashnikov, ata i bëjnë për rreth gjysmë ore qëndresë policisë. Caka u kap i plagosur, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhevahir Çela, mbeti i vrarë.

Pas kësaj ngjarje, ai akuzoi shtetin që dha urdhër për eliminimin e tij, ndërsa nga hetimet rezultoi se Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i forti” i Beratit kishte qëlluar edhe ndaj shokut të tij.

Në të njëjtën datë, atë të 20 shtatorit pritet që pala mbrojtëse për llogari të Cakës, ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese edhe për shfuqizimin e vendimit nr. 00-2015-2122, datë 28.04.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, duke dënuar me 25 vjet heqje lirie Lulzim Cakën.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...