E diel, 22 Maj, 2022
12.5 C
Tirana

Dosja ”Gërdeci” i kalon GJKKO-së/ Zheji: Jo e rastësishme, këtu ka politikë

Për analistin e njohur Artur Zheji, rikthimi për gjykim i çështjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për shpërthimit në Gërdec, dhe kalimi i saj në GJKKO, ka një prapavijë politikë, pasi kjo ngjarje ka ndodhur 13 vite më parë. Deklarata e Zhejit u bë ditën e sotme në emisionin ”Pikat mbi i” në News 24.

Sipas Zhejit, pas shpalljes ”non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA, po rishikohen edhe dosje të tjera, të cilar ishin konsideruar ”don’t-touch”, ose të paprekshme.

Artur Zheji: ”Mendoj që mbrojtja në apo pa thonjëza për të mos rihapur çështjen e Gërdecit, ka qenë autoriteti shumë i fortë i mazhorancës. Nuk e di se kush apo çfarë poli i pushtetit, me shpalljen non-grata të Berishës erdhi momenti për të hapur çështjet që më parë ishin ”dont-touch”. Po rishikohen dhe dosje të tjera. Këtu ka politikë, një politikë në zbatimin e drejtësisë. Nuk është bërë drejtësi. Është bërë drejtësi e cunguar. Donald Lu ka thënë peshqit e mëdhenj. Nuk di që peshku të jetë armiqësor, ai është.

Nëse mendon se Mediu është peshkaqen ok, por nëse është peshk, le të lundrojë në jetën e vet. Ato viktima do të zhvarrosen një ditë, sepse jo vetëm ligji nuk parashkruan, por mëkatet lahen në këtë botë. Nuk është rastësi, që tani po intensifikohet dëshira për drejtësi për çështje që kanë mbi 13 vjet. Këto pastaj me PPP-të këto do të jenë shumë, ndoshta do hapen pas 15 vitesh. Por, do bëhet deti kos.”

Ditën e djeshme, Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë në lidhje me rihapjen e çështjes ndaj ish-minsitrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për shpërthimin e vitit 2008 në Gërdec.

Tashmë, çështja do t’i kalojë Gjyaktës kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), pas kërkesës për rigjykim nga Struktura e Posaçme anti Korrupsion (SPAK).

Më 6 maj, SPAK kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Avokatja e Johnny Depp bëhet personazh në internet

Miliona shikues anembanë globit po ndjekin betejën ligjore midis Johnny Depp dhe Amber Heard, dhe ndërsa drama shpaloset, një yll i ri ka dalë...

Lija e majmunit: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?

Deri më tani, lija e majmunëve ishte mjaft e parashikueshme. Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se...

Anthony Albanese fiton zgjedhjet, zgjidhet kryeministri i Australisë

Anthony Albanese do të bëhet kryeministri i parë i vendit, nga një prejardhje jo anglo-keltike. Një nga politikanët më jetëgjatë të Australisë, ai thotë se...

A u dekonspirua operacioni i SPAK? Gledis Nano paralajmëron goditjet e radhës

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka konfirmuar se operacioni i SPAK është ende në proces. Teksa është pyetur nëse operacioni "Plumbi i...

Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se ka ndaluar furnizimin me gaz për Finlandën, përshkallëzimi i fundit i një mosmarrëveshjeje për pagesat e energjisë...