E mërkurë, 13 Tetor, 2021
15.5 C
Tirana

Dosja ”Gërdeci”/ Caktohet relatori për gjykimin e Fatmir Mediut

Prokuroria e Posaçme anti Korrupsion (SPAK), ka kërkuar heqjen e pezullimit të gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ndërkohë, ditën e sotme, është caktuar relatori i çështjes që do të shqyrtojë kërkesën për gjykimin e tij, dhe ai është Ilir Panda.

Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga tre gjyqtarë të Gjykatës së Lartë. Më 6 maj, SPAK kërkoi rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën.

SPAK u vu në lëvizje, pikërisht pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.

Ish ministri I Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen , madje ai nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që u zhvillua, ndaj një numri personash të përfshirë, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve.

Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjes Durda.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...