E mërkurë, 16 Qershor, 2021
24.5 C
Tirana

Dosja e vrasjeve /Prokuroria rihap çështjen e ’21 Janarit’

Drejtësia shqiptare pritet të rihapë dosjen e vrasjeve më 21 janar 2011. Prokuroria e Tiranës ka rihapur çështjen për vrasjen e Aleks Nikës me datë 21 janar 2011 në sheshin para Kryeministrisë.

Procedimi penal ka nisur para 1 muaji, dhe përveç vrasjes së Nikës, prokuroria është duke hetuar edhe plagosjen e dy protestuesve.

Hetimi për vrasjen e Aleks Nikës u pezullua disa vite më parë, dhe kurrë nuk u provua se me çfarë arme u qëllua dhe kush e vrau atë. Me rinisjen e hetimit, pritet që prokuroria të kërkojë riekspertim për armët që shtinë mbi Nikën dhe protestuesit e tjerë.

Në janar të këtij viti, qeveria dha sinjalet se mund të tentojë rihapjen e dosjes. Policia e Tiranës ka dorëzuar një kërkesë në prokurori, ku kërkon riekspertim hetimor për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

Sipas informacioneve, policia ka kërkuar të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letër-kërkesë kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë.

Vrasja e Nikës është më e mistershmja e “21 janarit”. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua në Turqi ku dhe ndërroi jetë. Akti i ekspertimit datë 5 maj 2014 vërteton se Nika u qëllua me një plumb.

Kjo predhë është ekzaminuar edhe në laboratorin e FBI Virginia, ku thuhet se ka dalë nga një pushkë me 6 viaska, por predha nuk mundi të identifikohet nëse është qitur nga tytat e pistoletave të dërguara për ekzaminim apo nga tytat e tjera.

Predha e gjetur në trupin e Nikës është e kalibrit 9 mm, ndërsa policia thotë se është qitur nga një armë zjarri Mp5.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Euro 2020/ Dita hapet me Finlandë-Rusi, për rusët detyrim fitorja ndaj fqinjëve

Faza e grupeve të UEFA EURO 2020 hyn sot në xhiron e ndeshjeve të dyta. Finlanda përballet me Rusinë, Turqia përballet me Uellsin dhe...

Të ndalet sa më shpejt gjenocidi ndaj myslimanëve në Kinë

Nga Joseph Bosco “The Hill” Kur tmerret e plota të Holokaustit Nazist ishin më se të qarta edhe për mohuesit më kokëfortë gjatë viteve 1940-1950,...

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës

Policia njofton se është dhunuar për shkak të detyrës Drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës. Agresori është një 34-vjeçar me...

‘Vatra’ deklaratë: Të na tregohet pse Berisha u shpall “non grata”

DEKLARATË PUBLIKE E FEDERATËS PAN – SHQIPTARE TË AMERIKËS VATRA, RRETH SHPALLJES ‘NON GRATA’ TË ISH- PRESIDENTIT SHQIPTAR DR. SALI BERISHA Federata Pan - Shqiptare...

BE heq kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mërkurën (16 qershor) të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore...