E diel, 20 Qershor, 2021
23.5 C
Tirana

Dosja Babalja/ Salianji në gjykim, reagon ashpër Lulzim Basha

Në përfundim të seancës paraprake për dosjen “Babalja”, Gjykata e Tiranës vendosi të nisë procesin e gjykimit, duke marrë të pandehur ish-deputetin e PD-së Salianji.

Katër të pandehurit, mes tyre ish-deputeti Salianji, kërkuan pushimin e gjykimit, kërkesë e cila nëse do ishte pranuar, do konfirmonte faktin se prokuroria kishte dështuar me hetimet e saj.

Të pandehur janë Ervin Salianji, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi, të cilët akuzohen për “kallëzim të rremë”.

Pas vendimit, ka reaguar ashpër kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një dalje publike për mediat, Basha tha se kupola e shtetit është e përfshirë në skandal korruptiv dhe se dëshmitari i rremë Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg, për të mbrojtur kupolën e shtetit në aferat e tyre korruptive.

“Kupola e shtetit është e përfshirë në skandal. Alfred Alizoti ka pranuar të bëjë 1 vit burg për të mbrojtur kupolën e shtetit, e cila është e zhytur deri në fyt në afera korruptive dhe skandale. Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike për mediat fakte të rënda sesi Agron Xhafaj bën trafik droge, zbuloi dëshmitarin e rremë Alfred Alizotin, që bën ndere për kupolën e korruptuar të shtetit.

Prokuroria vetëm bën sehir dhe nuk vepron për zyrtarët e lartë e shtetit. Kjo sepse Prokuroria është kapur politikisht. Donika Prela dhe prokurorët e tjerë kanë marrë si të pandehur Salianjin, gazetarin Olldashi dhe denoncuesit e së keqes, e jo keqbërësit.

Sot të pandehur për afera të tmerrshme kriminale shtetërore duhet të ishin Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, zyrtarë të SHISH. Edi Rama ka marrë në mbrojtje Ballën, Xhafajn, zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit që dalin në përgjime duke bërë favore për kriminelë me damkë dhe gradohen nga kriminelët”, tha kryetari Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tragjike/ Lushnje, 17-vjeçarja humb jetën pasi ra nga pema

Një 17-vjeçare nga Lushnja humbi jetën pasi u rrëzua nga pema Raportohet se kanë qenë familjarët që e kanë dërguar me shpejtësi drejt spitalit të...

Euro 2020/ Mbyllet grupi A, Italia dhe Uellsi kalojnë, italianët me rekord

Itali-Uells 1-0 Italia barazoi rekordin e vet të të gjitha kohërave me 30 ndeshje si e pamposhtur pas një fitoreje 1-0 kundër Uellsit në Stadiumin...

Profil/ Ngolo Kante, 5 detaje domethënëse mbi “motorrin” e Francës

I vogli Kante Historia e Kantésë është e ngjashme me atë të shumë emigrantëve nga Afrika. Lindur në periferi të Parisit, nga një familje shumë...

Infektimet/ Shqipëria me vetëm dy raste të reja në 24 orët e fundit, 0 vdekje

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos...

Formula 1/ “Holandezi fluturues’ mund Hamiltonin në xhiron e parafundit

Max Verstappen rriti diferencën e pikëve nga vendi i dytë në kampionat pasi parakaloi pikërisht atë, të dytin, Lewis Hamilton në një duel tjetër...