Ish-drejtuesi i Policisë, Erzen Breçani, ka folur sërish sonte në lidhje me përgjimin “Babale”.
I ftuar në “Dritare me Rudinën” në News 24, Breçani pohoi faktin se ishte thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi ishte përmendur në audio-përgjimin e publikuar nga PD, ku implikohet vëllai i Xhafajt në pazare droge.
“Është e vërtetë që jam thirrur nga prokurori i Krimeve të Rënda për këtë ngjarje. Kam marrë një telefonatë para dy tre muajsh. Më është prezantuar një person si kuanti i Babales. “Jam kunati i Babales” tha. ‘Dua të rrëfej për diçka që të flasim nga afër’, tha. Më tha; ‘dua dhe 4 mijë lekë borxh se skam ku të fle’. E pyeta se; ‘pse nuk shkon të flesh në shtëpinë tënde në Fier’. Ai përmendi edhe azilin politik. Unë i thash se nuk duhet të merrej me këtë çështje. Në prokurori jam thirrur dhe para një muajsh, nuk kisha folur me askënd. Pyeta prokurorin dhe i thash; pse e keni nxjerr këtë, se unë e njoh hetimin”, tha Breçani