E martë, 20 Tetor, 2020
21 C
Tirana

Dosja “184” e kreu misionin e saj

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Nga Mero Baze

Partia Demokratike po përpiqet të mbajë gjallë dosjen “184”, që ka të bëjë me përgjimet e fushatës zgjedhore për Bashkinë e Dibrës më 2016. Në fakt, arsyeja përse dosja “184” ka mbetur rrugëve nga Tirana në Dibër, nuk ka të bëjë me kompetencat e SPAK, apo ish- Krimeve të Rënda, por me rënien e arsyeve përse u shpik ajo dosje.

Ato që mund të quhen fakte të rënda në atë dosje, kanë të bëjnë me përfshirjen e administratës shtetërore në ndikimin në zgjedhje, një perceptim që të krijohet nga dëgjimi i disa përgjimeve të politikanëve të përfshirë në atë fushatë.

Këtu kemi të bëjmë me kundravajtje penale gjatë fushatës, dhe meqenëse gjatë përgjimit kanë dalë ato biseda, Prokuroria duhet të kishte marrë masat për vënien në vëzhgim dhe arrest në flagrance të personave të përfshirë, nëse ata e kanë konkretizuar ndikimin në zgjedhje.

Por, prokurori që ka krijuar dosjen, e ka krijuar atë jo për të hetuar manipulimet zgjedhore, por për një detyrë partizane politike, që t’i jepte një armë në dorë opozitës për shantazh politik.

Krimi i vetëm zgjedhor i dosjes “184” është mosveprimi i prokurorit që ka përgjuar, për t’i kapur në flagrancë, dhe akoma më keq më pas, përdorimi i dosjes për shantazh politik, duke ja ofruar opozitës, dhe jo drejtësisë.

Nëse prokurori që ka vënë në përgjim politikanët dhe të dyshuarit për manipulim, do kishte objektiv kapjen dhe ndëshkimin e tyre, mund ta bënte gjatë zgjedhjeve.

Fakti që nuk e ka bërë, është se, ose nuk ka pasur prova të tilla, ose gjithë regjistrimet dhe qëmtimet sipërfaqësore i ka bërë që t’i ketë si material për shantazh politik të porositur nga opozita.

Afati për t’i kapur në flagrancë dhe për të prodhuar prova manipulimi, ka kaluar qysh më 2016, një vit para se Basha e Rama të bënin paqe e të hynin në zgjedhjet e 2017. Nëse ka pasur vërtet prova dhe prokurori nuk ka vepruar, atëherë i vetmi gjyq duhet bërë ndaj prokurorit.

Lexo edhe :   Banalizimi i debatit për plehrat
Lexo edhe :   A e ka lënë amanet Skënderbeu, trafikun e pasaportave?

Por ajo që duket se është e qartë në këtë histori, ka të bëjë me detyrën tjetër politike që ka pasur prokurori për të prodhuar një dosje për shantazh politik.

Dhe këtë e ka bërë mirë.

Në këtë pikë, dosja “184” e ka bërë detyrën e saj. Ajo u përdor për shantazh politik. Prokurori që e regjistroi ja dorëzoi opozitës, opozita e mori, e qëmtoi, e titroi, e editoi, e përktheu në anglisht, dhe ja shiti shtypit Perëndimor.

Ajo dosje shërbeu si karburant i “Revolucionit të Qershorit”, bojkotit të zgjedhjeve, djegies së mandateve dhe përpjekjes për destabilizim të Shqipërisë. Më shumë se kaq nuk mund të nxirrnin ato copa përgjimesh.

Tani normal që SPAK nuk ka çfarë heton aty, në ato copëra të qëmtuara përgjimesh, të iniciuara jashtë procedurave penale, dhe si të tilla, të pavlefshme. Dosja lëviz nga Tirana në Dibër, pasi ajo dosje ka nevojë të vendoset në bazën e saj ligjore, dhe të provohet ligjshmëria e provave.

Arsyeja për të cilën ajo u krijua nuk ishte të gjykohej dhe të dënohej njeri, por të justifikohej lufta për destabilizim politik që nisi opozita, duke përdorur disa prokurorë kamikazë të saj.

Me thënë të drejtën, këtë mision dosja “184” e kreu më së miri. Është tjetër gjë që “revolucioni” nuk fitoi dhe opozita nuk ja doli dot ta destabilizonte vendin, por prokurori kamikaz dhe dosja e sajuar e tij, e bënë të vetën.

Tani boll, se nuk bëhet dhe lufta dhe paqja me të njëjtën dosje. Ajo e bëri punën e saj, edhe pse për fat të keq opozita nuk e realizoi objektivin e saj.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PDIU: Rama nuk i shpëton dot Çamërisë me fjalët “efkaristo” dhe “ejvallah”

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas konferencës për shtyp midis kryeministrit Edi Rama, dhe Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Sipas kësaj force...

Nis vala e dytë, Brataj: Masa shtrënguese si vendet e tjera

Rritja e shtrimeve në spitale, ka sjellë frikën e shtuar për izolim. Ndonëse nga ana e mjëkëve është folur gjatë ditëve të fundit për...

Covid-19, Irlanda rikthen izolimin

Mbrëmjen e djeshme qeveria irlandeze, në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të Covid-19, mori vendimin për të shtuar masat kufizuese...

Inter në ‘ankth’, dy lojtarë sërish me koronavirus

Interi nuk do të ketë në dispozicion Galiardinin dhe Radun të cilët në tamponin e djeshëm kanë rezultuar përsëri pozitiv. Në pritje mbeten Shkriniar dhe...

Mallkimet më të famshme në histori, si qëndron e vërteta dhe pse u krijuan ato

Gjatë historisë, njerëzit kanë promovuar histori të ndryshme mallkimesh, për arsye nga më të ndryshmet. Për tifozët e sportit, mallkimet mund të ndihmojnë në...