E enjte, 20 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Dorëzohet ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes, merr vendimin e papritur

Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes së tij për shkarkimin nga detyra. Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, ka hequr dorë nga ankimimi në Gjykatën Kushtetuese.

Bëhet me dije se nëpërmjet avokatit, Tushe ka hequr dorë nga kërkesa e tij për rishqyrtim të vendimit për shkarkim nga detyra.

Teksa seanca ishte caktuar të mbahej ditën e sotme, njoftohet se ka dështuar për shkak të tërheqjes së Tushes. Ai u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë Lushnje me vendim qeverie, pasi u arrestua më 6 korrik bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Tushe do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri.

SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Zyrtarët e Bashkisë së Lushnjës kishin pasur informacion për hetimet e SPAK, por sipas bisedave telefonike mes njeri-tjetrit, ata ishin të qetë, se Fatos Tushe kishte rregulluar gjithçka.

Veç abuzimit me tenderin, dosja përfshin edhe përgjime, ku Fatos Tushe ka shpërdoruar edhe tollonat e naftës së Bashkisë, duke furnizuar me karburant automjete të personave që nuk janë punonjës të Bashkisë, por miq dhe të njohur të tij.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Dhunoi djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses, 12 vite burg për autorin

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...