E premte, 10 Korrik, 2020
34 C
Tirana

Dorëhiqen dy drejtueset kryesore të ‘Zërit të Amerikës’

Më të lexuarat

“Unë kryeministër e ai president”, Rama thumbon Bashën

Përgjigjet e kundërpërgjigjet ndërmjet Ramës dhe Bashës nuk kanë fund. Pasi kryedemokrati zbuloi prapaskenat, lidhur me ofertën që i kishte ardhur nga ndërmjetësues të...

“Çdo veprim i njëanshëm do të përbënte prishje të marrëveshjes”, PD i përgjigjet Ramës

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm për të arritur konsensus me opozitën jashtë parlamentare....

Ngjela: Me lista të hapura, Sokol Olldashi e rrëzon sërish Bashën nga PD

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, shprehet se korrupsionit të lartë shtetëror po i vijnë tre kërcënime: reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe reforma e...

Pandemia/ Italia mbyll kufijtë me 13 vende

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka publikuar listën e 13 vendeve me të cilat Italia do të mbyllë kufijtë. Në listën e publikuar nga...

Ishte shpallur i humbur, kryebashkiaku gjendet i pajetë në një mal

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Koresë së Jugut, Park Won-soon, është gjetur sot i pajetë nga policia pak orë pasi u shpall i humbur. Ishte vajza...

Ndihen lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Ersekë. Tërmeti ishte me magnitudë 3.2 të shkallës rihter. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë rreth 18...

Xhemi Shehu largohet nga “Top Channel”

Moderatorja simpatike e ekranit, Xhemi Shehu, është larguar nga "Top Channel". Pak kohë më parë u përfol për një largim të mundshëm të trupës...

Presidenti i infektuar hoqi maskën në konferencë! Gazetarët, zero tolerancë ndaj tij

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro para disa ditësh konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus. Rikujtojmë se herë pas here ai injoronte pandeminë duke thënë se...

Shqipëria do të mbyllet sërish? Rama flet për gjendjen kritike në vend

Rama foli sot në konferencën për mediat, në lidhje me situatën e rënduar nga koronavirusi. Pyetja që bëjnë më shpesh qytetarët lidhet me faktin...

PS do të bashkëpunojë me LSI? Majko flet për koalicionet

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në "Repolitix", ka shmangur pyetjen nëse  Erion Veliaj do të jetë pasardhës i Edi Ramës. Ministri zgjodhi...

Drejtorja e Zërit të Amerikës, Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj kryesore, Sandra Sugawara, dhanë dorëheqjen të hënën, duke thënë se Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapo miratuar i Agjensisë Amerikane për Median Globale (USAGM), që mbikqyr edhe Zërin e Amerikës, gëzon të drejtën t’i zëvendësojë ato me ekipin e zgjedhur prej tij.

Bennett dhe Sugawara, të dyja gazetare me përvojë të gjatë, drejtojnë Zërin e Amerikës që nga viti 2016, duke e zgjeruar ndjeshëm mbulimin me lajme dhe kronika. Zëri i Amerikës është agjensi e pavarur lajmesh e qeverisë amerikane që prodhon programe televizive dhe radioje në 47 gjuhë si dhe në faqen e internetit voanews.com.

Në letrën e tyre të dorëheqjes drejtuar qindra punonjësve, redaktorëve dhe stafit teknik të Zërit të Amerikës, Bennett dhe Sugawara thanë se ato kishin sjellë ndryshime për mirë gjatë katër viteve të fundit.

Ato flasin në letër mbi përpjekjen “pasionante dhe të fuqishme” të kësaj agjencie për t’i treguar audiencës se ç’është Amerika, përmendin “përqëndrimin te puna për të hedhur poshtë të pavërtetat dhe dezinformimin kudo në botë; vëmendjen e treguar për historitë e grave, të refugjatëve dhe të kolegëve gazetarë në të gjithë botën.”

Bennett dhe Sugawara i thanë stafit të Zërit të Amerikës se “asgjë që lidhet me ju, me pasionin tuaj, me misionin apo integritetin tuaj nuk ndryshon” me ardhjen e zotit Pack në krye të Zërit të Amerikës dhe organizatave të tjera mediatike të qeverisë amerikane.

“Michael Pack u betua para Kongresit për të respektuar murin mbrojtës që garanton pavarësinë e Zërit të Amerikës dhe që luan rolin më të rëndësishëm tek besimi i jashtëzakonshëm që ka tek ne audienca në të gjithë botën,” thuhet në letër.

Lexo edhe :   Do kandidojë për president, Kanye West raportohet se po lufton me bipolaritetin (FOTO)
Lexo edhe :   Do kandidojë për president, Kanye West raportohet se po lufton me bipolaritetin (FOTO)

Por ardhja e zotit Michael Pack në krye të USAGM me një kontratë tre vjeçare të miratuar nga Senati ka qenë një proces i vështirë.

Presidenti Donald Trump e emëroi zotin Pack, bashkëpunëtor i njërit prej përkrahësve më të flaktë ideologjikë të tij, ish-kryestrategut të Shtëpisë së Bardhë, Stephen Bannon, më shumë se dy vjet më parë. Por miratimi u bllokua nga demokratët e Senatit deri vonë, pjesërisht për shkak të shqetësimeve të tyre në lidhje me aludimet për përfitime të paligjshme financiare në bizneset e tij.

Javët e fundit, Presidenti Trump e ka kritikuar Zërin e Amerikës për mënyrën e mbulimit të lajmeve për Kinën gjatë krizës së koronavirusit. Më 15 maj, i pyetur për emërimin e zotit Pack, Presidenti Trump tha: “Zëri i Amerikës menaxhohet në një mënyrë të tmerrshme. Ata nuk janë Zëri i Amerikës. Ata janë e kundërta e Zërit të Amerikës.”

Në atë kohë, zonja Bennett komentoi në mbrojtje të misionit dhe raportimeve të kësaj agjencie lajmesh, që financohet nga SHBA.

“Ne eksportojmë Amendamentin e Parë për njerëzit në mbarë botën që nuk kanë qasje tjetër në informacione faktike, të vërteta dhe të besueshme,” tha zonja Bennett.

“Kjo është arsyeja pse më shumë se 80% e 280 milion njerëzve që na ndjekin në 47 gjuhë dhe në mëse 60 vende, thonë se kanë besim te puna jonë,” u shpreh ajo. /VOA

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“U rrah nga shokët e skuadrës”, reagon lojtari rumun i Partizanit

Qendërmbrojtësi rumun i Partizanit, Deian Boldor, ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan sot në media se ai ka pësuar nga shokët e tij të...

VIDEO/ Policët serbë godasin me shkopinj gome dhe shkelma mbi protestuesin

Edhe pse protestat në Serbi kanë përfunduar, në rrjetet sociale vijojnë të publikohen video ku shihet dhuna brutale e milicisë serbe ndaj qytetarëve. Siç shihet...

Lajm i keq për Real Madrid, Zidane humb titullarin

Një lajm i keq vjen për skuadrën e Real Madrid, teksa mbrojtësi Marcelo mund të humbë sezonin si pasojë e një dëmtimi. Mbrojtësi i krahut...

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali mund të zgjasë edhe pas korrikut

Kryeministri italian, Giussepe Conte, shprehet se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur që prej muajit mars do të vazhdojë edhe përtej 31 korrikut. “Bazuar në situatën...

Rritja e rasteve/ Pipero: Po dominojnë moshat e reja

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka folur lidhur me rritjen e numrit të rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit. Sipas tij, në numrat...