Për aktivisten Brizida Gijkondi, dorëheqja e Grida Dumës erdhi si pasojë e ambicies së kësaj të fundit, gjë që nuk e arrinte dot në Partinë Demokratike. Sipas saj, nuk pati asnjë lidhje me raportin e PD-së me SHBA-të dorëheqja e saj, por thjesht për protagonizëm vetjak.
“Ajo s’bëri dot karrierë si natyrë ambicioze që ka, dhe e gjeti veten në televizion. Unë më shumë vlerësoj Vokshin sesa atë”, tha Gjikondi.
Deputetja e Partisë Demokrtatike, Grida Duma ka dorëzuar mandatin e deputetes. Ajo foli për përçarjen e Partisë Demokratike. Duma theksoi se ka bërë gjithçka që PD-ja të ketë në krah aleatin e saj strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa shtoi se nuk e shmangi dot një 6 mars të dytë. “Para dhe pas 6 marsit, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte krah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj se duhet ta ketë aty përkrah. Nëse nuk bëra dot që të mos ndodhë një 6 mars i dytë, do të thotë që duhet të di të bëj duke dhënë një model që ndoshta sot dhe në të ardhmen ndryshon për ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise”, nënvizoi Duma.